TIK

Në shkollën e Teknologjisë dhe Informacionit

"Kam dy ndjesi të gërshetuara: krenari për standardin që ju kemi krijuar këtyre nxënësve për të zhvilluar njohuritë e tyre dhe premtimin, që modelin e kësaj shkolle ta aplikojmë edhe në Durrës e Korçë"

Nxënësit e shkollës profesionale të Teknologjisë dhe Informacionit pritën sot në ambientet e shkollës Ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blend Klosi. Arsimi profesional është në qendër të politikave të MMSR.

“Si ish nxënës i kësaj shkolle që duke parë brezin e ri të “kolegëve” të mi kam dy ndjesi të gërshetuara: krenari për standardin që ju kemi krijuar këtyre nxënësve për të zhvilluar njohuritë e tyre dhe premtimin, që modelin e kësaj shkolle ta aplikojmë edhe në Durrës e Korçë. Nxënësit e Arsimit Profesionaljanë ajo pjesë e shoqërisë që mundëson projektin e zhvillimit të shoqërisë, të jetë i suksesshëm. Le t’i ndihmojmë të gjithë ata, që të bëjnë detyrën e tyre”, iu drejtua ministri nxënësve të kësaj shkolle.

1,739 Lexime
8 vjet më parë