"Një histori dashurie…"
“Një histori dashurie…” është titulli i poezisë së parë që merr pjesë në konkursin për poezinë më të bukur të dashurisë në Portalin Shkollor. Poezia u shkrua nga Joana Meni, klasa XI, shkolla jopublike “Mihal Ekonomi”, Durrës.
Një histori dashurie…
Në disa fletë u shkruajt një histori
Në ato fletë lindi një dashuri.
Në fillim qe vetëm vetmi
Një dimër i acartë, pa lumturi
Kudo kishte veç stuhi.
Ikën ditët një nga një
Kur papritmas u shfaqe Ti
Një oxhak e një shtëpi
Bashkë me ne disa fëmijë.
Kjo qe një endërr, një melodi
Një jehonë që po kumbonte në veshët e mi.
Ah Zot faleminderit edhe ti!
Qellimi i kësaj jete paska qenë kjo e mjerë dashuri.
*Nëse kjo poezi ju pëlqen dhe e gjeni veten shpërndajeni në rrjetin tuaj social në mënyrë që kjo poezi të fitojë konkursin.
Vjersha për fëmijët e arsimit fillor
Analizë e veprës “I Huaji”, Albert Kamy
Poezi nga mësuesja Vera Ujka