Në përkujtim të historianit Prof. dr. Llambro Filo, veprat që ai la pas
Në ditën e parë të shkollës përkujtojmë profesor Llambro Filon, autor i shumë teksteve mësimore të historisë, i cili një ditë më parë humbi betejën me “COVID-19”. Ndër botimet e shumta që na la trashëgim është edhe libri “Tranzicioni i vonuar: shkaqe dhe shkaktarë”, mbase libri i fundit i botuar prej tij.
Një lajm i trishtë ishte ai i djeshmi për botën akademike dhe jo vetëm; Profesor Llambro Filo, një nga historianët më të njohur në vend dhe pedagog në Fakultetin e Histori-Filologjisë ka ndërruar jetë si pasojë e koronavisurit.
Në ditën e parë të shkollës e përkujtojmë profesor Llambro Filon, si autor të shumë teksteve mësimore të historisë dhe akademikë të zotin.
Prof. dr. Llambro Filo ka lindur në Korçë në viti 1942. Ka ndjekur studimet në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, dega Histori. Prej vitit 1972 ka qenë pedagog në këtë fakultet dhe Zv.Dekan i këtij fakulteti në vitet 80. Profesor Llambro Filo është autor i shumë librave historike mbi sistemet e qeverisjes, teoritë dhe platformat ideore e politike, si dhe i shumë teksteve shkollore mbi historinë. Se fundmi Profesor Filo botoi librin "Tranzicion i vonuar: Shkaqe dhe shkaktarë".
Veprat e Prof. dr. Llambro Filo
Llambro Filo ka qenë titullar i lëndës bazë të “sistemit politik të demokracisë liberale”, e zhvilluar në Institutin e Studimeve Europiane pranë Universitetit të Tiranës.
Botime të tjera të autorit:
• “Historia bashkëkohore e vendeve të Lindjes” (1996)
• “Historia e sistemeve të qeverisjes” (1998, 2005)
• “Historia e shtetit të mirëqenies sociale” (1999, 2006)
• “Ngritja dhe rënia e civilizimeve” (bashkautorësi, 2004)
• “Socialdemokracia europiane dhe Rruga e Tretë” (bashkautorësi, 2005)
• “Historia e kohës së sotme” (bashkautorësi, 2005)
• “Historia e hershme moderne” (bashkautorësi, 2007)
• “Historia e kohëve moderne” (2008)
• “Historia e civilizimit bashkëkohor 1” (bashkautorësi 2008, autorësi 2007, 2008)
• “Civilizimi joperëndimor” (bashkautorësi 2008)
• “Hyrje në teoritë politike moderne” (bashkautorësi 2008)
• “Platformat ideore dhe institucionet politike amerikane” (2009)
• “Sistemet politike bashkëkohore, Europa” (2009)
• “Historia bashkëkohore (Europa, SHBA)” (bashkautorësi 2009)
• “Institucionet e sistemet politike të qeverisjes”
• “Historia e qytetërimit modern perëndimor në shkollë” (2017)
• “Histori 1, 2 (në ndihmë të mësuesve)” dhe autor i teksteve shkollore
Tranzicioni i vonuar: shkaqe dhe shkaktarë
(Interpretime të ideve politike, normave, standardeve, vlerave të demokracisë funksionale)
Një mënyrë shpjegimi e ofruar prej autorit, tashmë të ndjerë, për tranzicionin e vonuar nga regjimi komunist, apo të një “demokracie me defekte” është ajo e ballafaqimit me idetë politike, normat, standardet, vlerat e “demokracisë funksionale” të argumentuar nga teoricienët e sistemit politik të demokracisë liberale dhe politikave. Nga interpretimet e tyre evidentohen “shkaqe objektive” të përcjella nga trashëgimia e sistemit komunist, por që, në kapërcimin e tyre, diktohet medoemos roli i “faktorit subjektiv” i shprehur me vendin e rolin e elitave politike, analistëve, qytetarëve, që është më se I përcaktuar nga shkalla e formësimit kulturor, liberal e demokratik dhe të përkushtimit të tyre ndaj demokracisë me të vërtetë funksionale.
Përgatiti për publikim Nanila Allkja Biçaku
Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Shënohet 22 nëntori, dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe, prezantohet drafti
“Abetaret elbasanase” nga Natasha Shuteriqi Poroçani