“Ne jemi qyteti”, në aksion shkollat “28 Nëntori” e “Azem Hajdari”
Nismës “Ne jemi qyteti” iu bashkuan nxënësit e shkollës “28 Nëntori” dhe “Azem Hajdari”. Nxënësit kishin përgatitur mesazhe sensibilizuese të cilat ua shpërndanë qytetarëve
EKO Mendje në nismën e saj “Ne Jemi Qyteti” vendosi të kujdeset për pemët duke shkulur në to qindra gozhda të ngulura nga persona të papërgjegjshëm. Bëhet fjalë për pemët që ndodhen në pedonalen e qytetit të Shkodrës.
Nismës iu bashkuan nxënësit e shkollës “28 Nëntori” dhe “Azem Hajdari”. Nxënësit kishin përgatitur mesazhe sensibilizuese të cilat ua shpërndanë qytetarëve. Mesazhet theksonin sesa e rëndësishme është që gjithsecili qytetar të kujdeset për pastërtinë e qytetit.
Analizë e veprës “I Huaji”, Albert Kamy
“Si dikur”- lojërat popullore tradicionale për fëmijë
“Manushaqja”, tregim nga Iriana Papamihali