Letra e 7-vjeçares

“Ndihmo Sirinë dhe unë do jem mikja jote”

“... miliona fëmijë sirianë nuk janë si unë tani, por duke vuajtur në zona të ndryshme të Sirisë. Ata po vuajnë për shkak të të rriturve. Nëse me premton se do të bësh diçka për fëmijët e Sirisë, unë jam mikja jote e re”.

Është vetëm shtatë vjeç por është bërë mjaft e njohur në internet për përditësimet që sillte nga Aleppo në Twitter për njerëzit. Dhe Bana Alabed, me 364 mijë ndjekës, i ka shkruar një letër presidentit Amerikan, Donald Trump.

Prej dhjetorit Bana është arratisur në Turqi me familjen e saj, dhe i kërkon presidentit të ri amerikan të ndihmojë bashkëatdhetarët e saj në Siri.

“Tani unë jam në Turqi, mund të dalë jashtë dhe të luaj. Mund të shkoj dhe në shkollë, pavarësisht se nuk kam. Kjo është arsyeja që paqja është e rëndësishme për të gjithë, përfshi dhe ju. Megjithatë miliona fëmijë sirianë nuk janë si unë tani, por duke vuajtur në zona të ndryshme të Sirisë. Ata po vuajnë për shkak të të rriturve. Nëse me premton se do të bësh diçka për fëmijët e Sirisë, unë jam mikja jote e re”, shkruan Bana.

Në llogarinë e saj në Twitter @AlabedBana e cila menaxhohet nga e ëma, Fatemah, vogëlushja ka postuar foto teksa luan dhe ble ëmbëlsira në Turqi.

2,266 Lexime
7 vjet më parë