Aktiviteti shkollor

Muzeu në valixhe, prekim trashëgiminë - aktivitet nga nxënësit e shkollës “Andon Xoxa”

Nxënësit e klasës IV-C të shkollës “Andon Xoxa” Fier, kanë zhvilluar një aktivitet edukativ kulturor mbi trashëgiminë arkeologjike dhe vlerat e saj. Nëpërmjet projektit “Muzeu në valixhe, prekim trashëgiminë”, ata kanë mundur të konkretizojnë njohuritë e marra gjatë orëve mësimore.

Edukimi përmes kulturës ka ardhur si një aktivitet edukativ me temën “Muzeu në valixhe,prekim trashëgiminë”, i cili iu ofrua nxënësve të klasës së IV-C të shkollës “Andon Xoxa”, Fier.


Disa nga objektivat e këtij aktiviteti qenë :

-Njohja e muzeumeve dhe rëndësia e tyre.

-Përfshirja, angazhimi, nxitja e nxënësve për të marrë pjesë në aktivitete njohëse /krijuese/edukuese.

-Eksplorimi i objekteve të restauruara të muzeut.

-Njohja se si mund të mirëmbahen këto muze dhe objektet dhe vlerat që ato kanë.


Kjo mënyrë komunikimi pati efekte mjaft të rëndësishme pasi ka rritur interesin e nxënësve për vlerat e trashëgimisë, duke bërë që të rritet bashkëpunimi muze-shkollë, duke e bërë orën e mësimit interaktive,dhe sidomos konkretizimin e njohurive të marra gjatë orëve mësimore.


Kjo eksperiencë e sjellë në klasë nga Ornela Durmishaj (drejtoresha e parqeve arkeologjike të Apollonisë dhe Bylisit) u konkretizua me foto të objekteve të zbuluara, me figura të njohura të vjetra të antikitetit si dhe shumë njohuri rreth muzeut arkeologjik të Apollonisë. 

Nxënësit zbuluan misterin e muzeve, duke pasur mundesins t’i prekin me dorë kopjet 3D që gjenden të ekspozuara në muze. Gjithashtu mësuan se si qytetet e antikitetit ishin paraardhësit e qyteteve të sotme.

 Projekti në përmbajtje është konkretizuar me foto nga koleksioni i Muzeut mbi tipin e banesave, mënyrën e jetesës,menyren e veshjes dhe zakonet e asaj kohe.


Bazuar në leximin e burimeve dhe vizualizimin e videove, nxënësve iu kërkua të diskutojnë dhe të komentojnë me pyetje dhe përgjigje rreth njohurive që kishin dhe atyre të reja që u njohën.

Gjithashtu nxënësit morën ftesën për të qenë vizitorë në terren për njohjen e qytetit antik të Apollonisë dhe Bylisit.

Mësuesja Blerina Hima Mertiri


©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

2,109 Lexime
3 vjet më parë