Miqtë e Facebook-ut janë falsë dhe të shtirur!
Shumica e miqve tuaj në Facebook nuk duan t’ia dinë fare për ju dhe me siguri nuk shqetësohen fare për problemet tuaja
Shumica e miqve tuaj në Facebook nuk duan t’ia dinë fare për ju dhe me siguri nuk shqetësohen fare për problemet tuaja. Kjo konfirmohet nga një studim i fundit sipas të cilit, ekziston një lidhje shumë e vogël midis të paturit miq në rrjetet sociale dhe të jesh realisht i gatshëm për të folur me ta rregullisht.
Ribin Dunbar, profesor e psikologjisë në Universitetin e Oxfordit, ndërmori një studim për të zbuluar lidhjet midis miqësisë reale dhe asaj virtuale.
"Personi që u mor në studim kishte mesatarisht 150 miq në facebook. Ai deklaroi se vetëm 27 përqind e tyre ishin të sinqertë në raport me të. I jepnin komente, pëlqime ose kritika reale, duke qenë vazhdimisht në kotakt me ta", shkruan "Shqipmedia".
Dhe këta ishin persona me të cilët kishte po të njëjtën marrëdhënie në jetën reale.
Të tjerët ishin personazhe që i njihte në distancë.
(Portali Shkollor)
Prindër, mos u blini shumë lodra fëmijëve
Studentët përdorin teknologji të sofistikuar për të kopjuar
Sporti më i popullarizuar në të gjithë botën