Metoda e lehtë për të mësuar tabelën e shumëzimit
Mësuesja e fillores nga Gjakova, Rezarta Dushi, ka krijuar një mënyrë tepër të lehtë për t’i mësuar nxënësve të saj tabelën e shumëzimit. Bashkëveprimi mes tyre e ka kthyer orën e matematikës në orë të preferuar
Nëse për shumë fëmijë të mësuarit e tabelës së shumëzimit është diçka e vështirë, për nxënësit e klasës së katër dhe të pestë të shkollës At Gjergj Fishta në Gjakovë, ky proces bëhet fare i lehtë. Mësuesja e tyre ka menduar një mënyrë tepër zbavitëse që ata të memorizojnë shifrat
Mësuesja e fillores nga Gjakova, Rezarta Dushi, ka krijuar një mënyrë tepër të lehtë për t’i mësuar nxënësve të saj tabelën e shumëzimit. Të vegjëlit e klasave të katërta dhe të pesta tashmë i mësojnë shifrat e dala prej kësaj tabele duke bashkëvepruar me njëri-tjetrin.
Mënyra që mësuesja ka zgjedhur është mjaft e thjeshtë. Në disa kartona me prerje të vogël ajo ka shkruar numrin 1 duke e shumëzuar me të gjithë numrat e tjerë nga 1 në 9. Po kështu ka vepruar edhe me numrin 2, 3 e me rradhë. Ndërkohë nxënësit formojnë “Pazëllin” duke vendosur rezultatin për çdo shumëzim të tyre. Për më tepër “loja” e tabelës së shumëzimit tregohet edhe në fotot bashkëngjitur.
Kështu nxënësit jo vetëm mësojnë por edhe argëtohen me njëri-tjetrin në orën e matematikës. Raste të tilla le të shërbejnë si frymëzim edhe për mësues të tjerë në mënyrë që orët mësimore për nxënësit të bëhen sa më aktive dhe të dëshiruara.
(Përgatiti Nanila Allkja Bicaku, Portali Shkollor)
Urimet më të bukura që mund t’i dërgoni njerëzve të dashur për ditëlindje
Urimet më të bukura që mund t’i dërgoni mësimdhënësve tuaj për festën e Vitit të Ri
Rregullat për të luajtur lojën me letra “UNO”