
“Mësuesit”, poezi nga Aida Çela
Në Ditën Botërore të Poezisë, mësuesja Aida Çela ndan një krijim të saj dedikuar mësuesve të përkushtuar. Poezia shpreh thellësisht respektin dhe vlerësimin për ata që edukojnë, formojnë dhe shpërndajnë dije, duke i dhënë dinjitet dhe mbështetje arsimit dhe zhvillimit të brezave të rinj.
Për nder të Ditës Botërore të Poezisë, po publikojmë një krijim nga mësuesja Aida Çela, një poezi që dedikohet gjithë mësuesve të përkushtuar dhe punës së palodhur të tyre:
Mësuesit
Pallton e zhubrosur të dinjitetit,
hyjnitë do ta kishin zili...
Sepse sytë e tu prapë qeshin,
edhe kur zemra është gri.
Ti prek me fjalë mendjeje,
aty ku as dashuria nuk vëzhgon.
Ti qetëson zemrat,
të pamundurën normalizon.
Hesht...
Trillet i kthen në lule dijetare,
i vendos kujdesshëm në zemrën panteon.
Dhe palltoja e zhubrosur dinjitoze,
gjithmonë të rëndon.
Kjo poezi është një homazh për gjithë mësuesit që kanë dhënë shpirtin për arsimin dhe kanë punuar pa u lodhur për të formuar breza të rinj. Ata që kanë edukuar, shkruar, hartuar kurrikula, shpërndarë dije dhe janë emocionuar për çdo arritje të nxënësve të tyre. Mësuesi është figura që meriton gjithmonë dinjitet dhe respekt, pasi është ai që formon dhe udhëheq me pasion çdo ditë.
© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
“Adolescence” i Stephen Graham, një serial që duhet parë nga të gjithë
Për herë të parë, pianistët e rinj shqiptarë sfidojnë ata të huaj në konkursin ndërkombëtar "Unë e adhuroj Shopenin"!
Pse duhet të lexosh? Këto 100 thënie për leximin janë për ty...