“Mësuese, dua të jem si ti”
Nxënësja Flamure Sula ka shkruar disa vargje për zyshën që e frymëzon. Është mësuesja e qytetarisë, Eljana Dosti, mësuesja të cilës ajo do t’i ngjajë në gjithçka. Ajo është idhulli i saj.
Për ty zysha ime
Ke bërë shumë për mua
Për mua je muza ime
Sa herë ecën them
Kjo është e bukura ime
Elegante joshëse si çdo herë
Me atë shikim zemrën ma merr
Me ato fjalë gjithë qenien ma pushton
Me ato puthje
Ndjesinë e nënës më krijon.
Të kam njohur këto tre vite
Të jetës time
Je bërë ecuria ime
Me qytetari me qytetërove
ti me fjalë e vepra më fisnikërove.
Në sociologji preke çdo tematikë
Thoja atë që mendoja pa druajtje dhe frikë
Përkrahja jote për mua e ka një emër
Nuk je si çdo femër
Plot vlera e virtyte jeti,
Këtë ke reflektuar tek unë
Dua të jem si ti
Po aq e qetë, e po aq luftarake në ato që dua
Që askush në botë të mos më mohojë
Asgjë mua
Eljana, zysha ime ti
Në plot këto tre vite ndihem njësoj sit i
Çdo fjalë e jotja mbart shumë pesh
Të kthen në rrugë të mbarë
Edhe sikur gabim të jesh
Kompetitive më bërë të jem
Të arrij aty ku dua, aty ku më pëlqen
Në qoftë se në jetë ka 7 mrekulli
Mrekullia e 8-të për mua je ti
Të uroj pa fund e bukura ime
7-8 Marsin ta uroj me gjithë qenien time.
(Flamure Sula, klasa 12-C, “Sandër Prosi”, Portali Shkollor)
Erdhi 7 Mars
Të gjithë nxënësit për në shkollë po vrapojnë
Me buqetat ndër duar,
Që mësuesve t’ua dhurojnë
E “7-Marsin” t’u urojnë
Lulet krenare nuk munguan,
Me hijeshinë e bukurinë e tyre,
Shprehën falënderimet dhe vlerësimet
Ndaj mësuesve në këtë ditë pranvere
Pranverë që zbukuroi e na lumturoi
Janë të gjithë mësues të zotë,
Na mësojnë,
Na edukojnë,
Me dëshirë të plotë.
Dhe ne me dëshirë e kuriozitet,
I dëgjojmë
Teksa ata na shpjegojnë e mësojnë.
Jemi gjithmonë mes tyre
Ndajmë gëzime e hidhërime
Kuriozitete e tregime.
Madje kur ata janë të qeshur,
Të qeshur jemi dhe ne.
Jemi një familje, një dhe e madhe.
Ashtu si yjet që ndriçojnë
Ashtu si dielli që perëndon
Ashtu si zogjtë këndojnë
E tillë është mësuesja jonë
E gjallë e blertë, e ëmbël e sinqertë.
Për këtë ditë nga ana jonë
Të gjithë mësuesit “7 Marsin” të gëzojnë
Një vlerësim, përqafim
E fjalë zemre për t’u thënë
Vallë, a s’është kjo dhurata
Më e bukur për t’ju dhënë.
(Manuela Ismalaj, klasa: X-C, shkolla: “Sandër Prosi”, Portali Shkollor)
Vjersha për fëmijët e arsimit fillor
Analizë e veprës “I Huaji”, Albert Kamy
Detyrë klase: Dhoma ime