
Mënyra efikase sesi nxënësit mund ta përshkruajnë motin
Mësuesja Ariana Rizvanolli e shkollës Gjergj Fishta, Gjakovë, zgjedh një mënyrë të veçantë për të prezantuar fëmijët me motin. Mënyra më e mirë sesi nxënësit mund ta përthithin mësimin, është përmes anës vizuale, pra duke pikturuar.
Mësuesja Ariana Rizvanolli e shkollës Gjergj Fishta, Gjakovë, zgjedh një mënyrë të veçantë për të prezantuar fëmijët me motin. Mënyra më e mirë sesi nxënësit mund ta përthithin mësimin, është përmes anës vizuale, pra duke pikturuar.
Kohë me diell, kohë e vranët, kohë me shi, retë, etj. Secili nxënës krahas pikturave duhej të përshkruante motin. Mësuesja zgodhi që pikturat më të mira t'i ekspozojë në klasë dhe nxënësit e vegjël, të klasës së parë, çdo ditë të tregojnë motin.
Pyetja që i bëheshin nxënësve ishin: "Si është koha sot"?, "A kemi sot një ditë me shi apo një ditë me diell?", "Po dje si mund ta përshkruani motin"?.

Veçantia e këtij aktiviteti ishte fakti që nxënësit u lanë të lirë të pikturonin motin ashtu siç e imagjinuan. Përshembull, ditën me vranësira e pikturuan me tiparet e një njeriu të mërzitur, ndërsa ditën me diell me tiparet e një njeriu të lumtur. Pra, perceptimi i fëmijëve, sipas mësues është se koha me shi i bën ata të ndihen më pak mirë, ndërsa ditët me diell, i bën ata të ndihen të gëzuar.
Një aktivitet i tillë ngjall mjaft kureshtje, dëshirë dhe pasion fëmijëve. Pjesmarrja e tyre dhe kujdesi për ta realizuar në mënyrën më të mirë të mundshme reflektohet në pikturat që ata realizuan

(Përgatiti P.Shtini; Portali Shkollor)
Urimet më të bukura që mund t’i dërgoni njerëzve të dashur për ditëlindje
Lojërat më të bukura të viteve ’90 që mund t’ua tregoni nxënësve apo fëmijëve tuaj
“Klubi i fëmijëve”, revista e parë online falas për të vegjlit tanë