Mënyra argëtuese për fëmijët se si të mësojnë formimin e fjalive, të kryejnë mbledhje dhe të dallojnë ngjyrat
Për fëmijët është e mira që çdo mësim apo aktivitet të krijohet në formë loje, pasi vetëm kështu ata do të jenë më të përqendruar. Më poshtë listohen disa nga aktivitetet të cilat mund t’i zhvillojnë prindërit dhe mësuesit me materiale të thjeshta.
Bota e fëmijëve është e mbushur me ngjyra dhe lojëra argëtuese por që t’i ndriçojmë akoma më shumë këto ngjyra, duhet të futemi në boten e tyre dhe çdo mësim apo aktivitet të jetë i krijuar në formë loje, në këtë mënyrë ne arrijmë të kemi përqendrimin e plotë të vëmendjes së tyre. Më poshtë Igla Xhangoli liston disa nga aktivitetet të cilat mund t’i zhvillojnë prindërit dhe mësuesit me materiale të thjeshta.
1- Kjo veprimtari përkon me bashkimin e shkronjave për të krijuar fjalën. Për të realizuar këtë veprimtari ju duhen disa kapak prej shishe ku lart tyre te shkruani shkronja, është e lehtë për ta zhvilluar dhe gjithashtu ndihmon fëmijën të njoh shkronjat por edhe të krijoj fjali.
2- Veprimtaria e mëposhtme ju ndihmon që fëmijët duke luajtur me zara, mund të mësojnë të kryejnë veprimet me mbledhje, është e thjeshtë dhe argëtuese.
3- Koncepti e madhe e vogël për ne të rriturit duket e lehtë por për fëmijët ndonjëherë është e vështirë, thjeshtojani këtë koncept me metoda argëtuese.
4- Njohja e ngjyrave është një aftësi e rëndësishme, ato na japin informacione të rëndësishme por gjithashtu janë edhe si një mjet komunikimi me fëmijët, veprimtaria e mëposhtme konsiston me njohjen e ngjyrave por edhe të bëjnë dallimin e njëjtë e ndryshme.
5- Numërimi është një nga gjërat e para që fëmijët mësojnë, por me anë të kësaj metode arrijmë të kuptojmë se sa e kanë përvetësuar. Në çdo kuti duhet të futen aq shkopa sa kërkohen.
Përgatiti aktivitetet Igla Xhangoli
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Urimet më të bukura që mund t’i dërgoni njerëzve të dashur për ditëlindje
Fletë pune për 28 Nëntorin - Ditën e Flamurit
Lojërat më të bukura të viteve ’90 që mund t’ua tregoni nxënësve apo fëmijëve tuaj