Konkursi

"Melodia e shpirtrave"

"Melodia e shpirtrave" është poezia me të cilën merr pjesë ne konkurs Adina Gjoshe nga shkolla Arsakeio e Tiranës. Shpërndajeni këtë poezi nëse është e preferuara juaj dhe bëjeni fituese Adinën.

Melodia e shpirtrave

Meqë përdora fjalët e tërë botës

pa e ndjerë vrapin e kohës

U mundova t`i flisja detit

Por valët më tradhëtuan

Dhe ato tek ty shkuan.

Këndova ninullën e yjeve,

pa e fshehur dhumbjen e syve

të dërgova atë melodi,

por ja që shumë larg ishe ti.

Mendova të të shkruaj një letër

Jo, atëherë nuk do të quhej vepër.

Mendova të krijoja një poezi,

u dorëzova, doja të shprehja me yjësi.

Nuk mund ta mbaja më të fshehtë

Vallë, si mund ta përballoja vetë?

Vendosa të përdor mënyrën më të mirë që di

Kështu që të thura një melodi.

Kitara qante vazhdimisht

Yjet vajtonin sërisht.

Muzika, pra, është i vetmi ngushëllim

tingujt dhe melodia i vetmi shpëtim.

Si shkreptimë midis maleve

Ujë midis dy zjarreve,

Vazhdon të mundohet shpirti im.

Këtej lëmshi tragjik t`i japë shpjegim

Por sjellja jote tani po ndryshon

Mos vallë ti muzikën po e kupton?


(Portali Shkollor)

24,384 Lexime
6 vjet më parë