Loja “Topi i heshtur”
Si të luajmë lojën “topi i heshtur’’ - e përshtatshme për realizim në ambiente të mbyllura.
Fatkeqësisht, gjatë periudhës me shi, borë dhe mot të ftohtë këtë dimër, nxënësve do t’u duhet të kalojnë më shumë kohë në ambiente të mbyllura. Për ta bërë më të lehtë këtë, aktiviteti “Topi i heshtur” mund t'ju vijë në ndihmë!
Madhësia e grupit: Çdo madhësi
Grupmosha: Klasa 1 – Klasa 5
Kohëzgjatja e Aktivitetit: Nën 10 minuta
Qëllimi: Të zhvillojë komunikimin joverbal dhe koordinimin sy-dorë.
Pajisjet: Top i butë
Para se të filloni:
● Shpjegoni rregullat e lojës dhe lini kohë për pyetje.
● Lërini lojtarët të zënë hapësirën e nevojshme, në mënyrë që të lëvizin lirshëm.
● Do t'ju duhet një top me madhësi të mesme dhe duhet të jetë i butë.
Si të luani:
Mësimdhënësi/ja numëron mbrapsht, "3, 2, 1, topi i heshtur" dhe ia kalon topin një nxënësi/eje.
Nxënësi/ja duhet të ulet nëse ai/ajo:
➔ e lëshon topin;
➔ bën një pasim të keq;
➔ flet ose bën zhurmë.
Loja vazhdon derisa të mbetet vetëm një nxënës/e.
● Nxënësi/ja i/e fundit (fituesi/ja) duhet të jetë i pari/e para që hedh topin në raundin tjetër.
● Të gjithë nxënësit e tjerë që ishin ulur mund të kthehen për të luajtur në fillim të një raundi të ri.
● Nëse loja po ecën ngadalë, shtoni një sfidë duke kufizuar kohën për të hedhur topin apo duke u kërkuar të gjithëve që të mbajnë një dorë pas shpine në çdo kohë.
Mënyrë tjetër e lojës:
Për lojtarët e rinj, fillestarë: Lërini të rinjtë të ulen ose të qëndrojnë në një rreth. Shihni nëse ata mund ta kalojnë topin rreth rrethit pa qeshur apo folur askush. Shtoni më shumë topa për një raund më sfidues.
Burimi: https://www.playworks.org/resource/the-game-of-the-week-silent-ball/
Përgatiti: Era Baliu, gazetare/korrespondente e Portalit Shkollor Albas për Kosovën
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Urimet më të bukura që mund t’i dërgoni njerëzve të dashur për ditëlindje
Urimet më të bukura që mund t’i dërgoni mësimdhënësve tuaj për festën e Vitit të Ri
Rregullat për të luajtur lojën me letra “UNO”