Loja me flluska, përfitimet për zhvillimin e të vegjëlve
Loja me flluska edhe pse e thjeshtë është tepër argëtuese dhe me plot përfitime për të vegjlit tuaj. Kjo lojë madje mund të simulojë edhe fjalët e para te fëmijët e vegjël. Sugjerime nga logopedja Klaudia Sinani.
Një ndër aktivitetet më të preferuara për të realizuar një sërë objektivash, veçanërisht në stimulimin e fjalëve të para.
Pse e përdorim lojën me flluska në terapi?
- Përfshin fëmijën në aktivitetet, krijimi i flluskave nxit interesin e fëmijës
- Stimulon vëmendjen dhe rrit përqëndrimin
- Gjatë krijimit të flluskave fëmija do të ndjekë me kujdes lëvizjet e buzëve tona kur fryjmë. Ky është synimi ynë me qëllim që fëmija të ndjekë lëvizjet e buzëve dhe kur t’i mësojmë të folurin
- Stimulojmë aftësitë imituese. Për fëmijën është më e thjeshtë të imitojë një aktivitet që ka interes. Në këtë mënyrë e parapërgatisim për imitimin e tingujve apo fjalëve që do t’i mësojmë
- Aktivitet motivues për mësimin e fjalëve të para, si psh hape, dua, fry, prapë, rradha ime etj.
- Respektimi i radhës në lojë, rradha ime, rradha jote
- Stimulon rritjen e fjalorit
- Stimulon zhvillimin e tingujve labial (buzorë) si p, b, m
- Gjithashtu mund të përdoret si aktivitet përforcues për realizimin e objektivave të tjerë të terapisë.
Nga Klaudia Sinani, logopede
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Urimet më të bukura që mund t’i dërgoni njerëzve të dashur për ditëlindje
Urimet më të bukura që mund t’i dërgoni mësimdhënësve tuaj për festën e Vitit të Ri
Rregullat për të luajtur lojën me letra “UNO”