
Libraria Albas ftesë për lexuesit: Më 28 shkurt, një mbrëmje me Anisa Markarian për librin "Fshesarja e Republikës"
Libraria Albas fton lexuesit më 28 shkurt në një mbrëmje speciale me shkrimtaren dhe aktoren Anisa Markarian për prezantimin e romanit të saj të fundit, "Fshesarja e Republikës". Ky libër, i botuar nga Albas, është libri i pestë i Markarian dhe lëvron zhanrin e realizmit magjik.
Libraria Albas ka kënaqësinë të ftojë lexuesit në një mbrëmje speciale me shkrimtaren dhe aktoren e njohur Anisa Markarian, për të prezantuar romanin e saj të fundit, "Fshesarja e Republikës".
Shënojeni:
Data dhe ora- 28 shkurt, ora 18:30;
Vendi- Libraria Albas, Rruga "G.W. Bush", Ushtari i Panjohur, Tiranë;
Në këtë takim, do të keni mundësinë të njiheni me autoren dhe të diskutoni mbi tematikën e romanit, i cili trajton përplasjen mes individit dhe sistemit, duke u fokusuar në jetën e Vezullores, një vajzë e re që simbolizon rebelimin dhe rezistencën ndaj padrejtësive.

"Fshesarja e Republikës" është libri i pestë i Anisa Markarian dhe lëvron zhanrin e realizmit magjik. Romani sjell një pasqyrë të ndërlikuar dhe të thellë të shoqërisë shqiptare dhe përplasjes mes individëve dhe sistemit.
Ju ftojmë të merrni pjesë dhe të ndani mendimet tuaja mbi letërsinë dhe artin me Anisa Markarian.
© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
“Bisedë frymëzuese me poeteshën që ndriçon ndjenjat, Rita Petron” - Aktiviteti mbresëlënës në Universitetin “Ismail Qemali”
Përmbledhje e “Ferri”-t të Dante Aligerit nga Drita Topjana
Ndahet nga jeta diplomati dhe publicisti i njohur Shaban Murati, Albas humbet një bashkëpunëtor të vyer