Kursimet tona

Leksione financiare

Financat personale janë një temë që ndikon ndjeshëm në jetën e një të riu. Nevojitet një planifikim i mirë për t’u shpjeguar me shembuj konkret, në mënyrë që nxënësit të kuptojnë se sa i rëndësishëm është ekuilibri ekonomik për të mos u zhytur në borxhe.

Si mësues, ne jemi përgjegjës jo vetëm për kalimin e njohurive te nxënësit, por jemi krijues të mendimeve dhe shpirtit të tyre.


Ne duhet të jemi në gjendje t'u japim nxënësve njohuri praktike dhe nuk është e domosdoshme të mësoni ekonominë për të dhënë këshilla të shëndosha. Për shembull, mësuesi i matematikës mund të japin shembuj konkretë të aftësive përllogaritëse që nxënësit po mësojnë duke i lidhur me jetën e përditshme, ose mësuesi i historisë mund të krahasojë sistemet financiare në periudha të ndryshme kohore. 


Financat personale janë një temë që ndikon ndjeshëm në jetën e një të riu. Nevojitet një planifikim i mirë për t’u shpjeguar me shembuj konkret, në mënyrë që nxënësit të kuptojnë se sa i rëndësishëm është ekuilibri ekonomik për të mos u zhytur në borxhe.


1. Caktoni një buxhet

Mësuesit janë zakonisht kursimtarë pasi që të ardhurat e tyre nuk u lejojnë të bëjnë shpenzime të tepërta. Kjo i bën ata më shumë gjasa të përdorin një buxhet mujor. Duke folur për këtë me nxënësit jo vetëm që rritet kureshtja, por mund të jetë një pikënisje për t'i vënë në dyshim supozimet e tyre fillestare dhe për të hapur diskutimin mes nxënësve dhe familjeve të tyre rreth çështjeve të parasë.


Pritet që mësuesi të flasë me nxënësit për mundësitë e tyre për arsimim të mëtejshëm, si për të shkuar në kolegj, por zakonisht, biseda mbetet në fushën akademike dhe paraja nuk është pjesë e diskutimit. Kjo qasje është e gabuar pasi që vetëm një vlerësim prej 360 gradësh i një problemi të tillë kompleks mund të ofrojë përgjigjet e duhura. Përndryshe, nxënësit e gjejnë veten në situatë fatkeqe për të marrë ndonjë punë vetëm për të paguar borxhin e tyre të kredisë studentore.


Si mësues, ju mund t'i inkurajoni ata që të mësojnë më shumë për këtë temë para se të zgjedhin një programin e studimit.


2. Interesi 

Duhet të kursejmë para. Të gjithë janë dakord me këtë por matematika që fshihet pas zgjedhjeve që duhet të bëjmë zakonisht nuk dikutohet. Interesi është i përbërë nga elementë që bën të mundur rritjen e kursimeve me kalimin e kohës. 


Ekonomistët tregojnë se nëse nisni të kurseni që në moshën 20-vjeccare mund të bëheni milionerë pa trashëguar një pasuri nga të familjarët tuaj. Bëhet fjalë për zgjedhjen e duhur çdo ditë. Ky mësim është i ngjashëm me udhëheqjen e një jetese të shëndoshë. Teoria është e drejtpërdrejtë, por shmangia e tundimeve është pjesa e vështirë.


Mësuesit e matematikës dhe shkencave kompjuterike mund të përdorin këta shembuj për të motivuar nxënësit dhe për t'i bërë ata kuriozë për mënyrat se si mund të kursejnë para e më pas të investojnë. Tregu i bursës nuk është vetëm për disa kompani.


3. Jini të qartë

Gjatë një testi, ne gjithmonë i paralajmërojmë nxënësit tanë të lexojnë me kujdes problemin ose kërkesat për t'u siguruar që të japin përgjigjen e plotë dhe të marrin notën më të mirë. Por, ne nuk e theksojmë mjaft këtë ide kur është fjala për jetën reale.


Të gjithë nxënësit mund të lexojnë një kontratë ose një deklaratë, por a i kuptojnë me të vërtetë të gjitha implikimet? Mësojini ata t'u kushtojnë vëmendje detajeve të tilla si: tarifat, komisionet, gjobat dhe jo vetëm shikimin e pagesave përfundimtare që duhet të bëjnë, por të jenë të përpiktë dhe ta thyejnë atë në komponentë.


Kur merrni një hua ose hapni një kartë krediti të re, është thelbësore të dini paraprakisht se sa shpenzime administrative do të keni. Tregojuni që të mos vendosin për opsionin e parë dhe të përdorin portale online, si Udhëzuesi i Kredisë për AAA për të krahasuar kompanitë e ndryshme të kreditit përpara se të bëjnë një zgjedhje.


Modelimi i përvojës suaj

Natyrisht, mënyra më e mirë për t'u siguruar që këto mësime të rrinë në mendjen e nxënësve tuaj është të praktikoni atë që predikoni dhe t'u jepni shembuj të qartë të jetës reale.

Edhe shembuj negativë, duke përfshirë tregime për gabimet që keni bërë dhe për të mësuar, janë pika të shkëlqyera për t'i sfiduar ata dhe për t'i bërë më të interesuar në përmirësimin e njohurive të tyre financiare.


(Albina Hoxhaj, Portali Shkollor)

2,953 Lexime
6 vjet më parë