Studimi

Kush flet dy gjuhë mbrohet nga Alzheimer!

Një studiuese ka thënë se të njohurit e dy gjuhëve mund të vonojë Alzheimerin. Nga eksperimentet e kryera u zbulua se tek ata që dinë dy gjuhë sëmundja ka tendencë për t'u ulur me rreth 5 vjet më vonë sesa tek një popull që di një gjuhë.

Studimi i gjuhëve të huaja na lejon ne të zgjerojmë vizonin për ta parë botën rrethnesh në këndvështrime të ndryshme. Të dish më shumë se një gjuhë shtohet mundësia për të gjetur punë. Njohja e gjuhëve të huaja ka shumë aspekte pozitive dhe sot ne po ju njohim një zbulim shkencor të mahnitshëm.

Një profesoreshë italiane në Universitetin Vita Salute San Raffaele, ka thënë se të njohurit e dy gjuhëve mund të vonojë Alzheimerin. Nga eksperimentet e kryera u zbulua se tek ata që dinë dy gjuhë sëmundja ka tendencë për t'u ulur me rreth 5 vjet më vonë sesa tek një popull që di një gjuhë. Hulumtuesit janë bazuar në një grup njerëzish që kanë këtë sëmundje dhe kanë parë se shumica e njerëzve që dinin dy gjuhë ishin më të mëdhenj në moshë se pjesa tjetër që fliste vetëm një gjuhë.

Shkencëtarët flasin për një “rezervë konjunktive’, që mbron ata që dinë dy gjuhë nga sëmundja. Gjëja më e çuditshme është se truri i këtyre njerëzve që kanë sëmundjen Alzheimer, duket se janë më pak të prekur se njerëzit që nuk njohin dy gjuhë. 

2,064 Lexime
7 vjet më parë