Kristian Prenga, kampion Europe në Kickbox
Kristian Prenga është kampion i Europës në Kickbox për peshën 100 kilogrampas fitores me K.O në raundin e fundit ndaj grekut Vasilis Karagiannidis në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”
Kristian Prenga është kampion i Europës në Kickbox për peshën 100 kilogrampas fitores me K.O në raundin e fundit ndaj grekut Vasilis Karagiannidis në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. Në një atmosferë mjaft të nxehtë të përcjellë falë dhe një transmetimi të Digitalb, kickboxeri i stërvitur nga Ismail Keta arriti të fitojë gjerdanin e artë europian në këtë disiplinë pas një ndeshje të jashtëzakonshme.
23-vjeçari Prenga e nisi mirë raundin e parë kur e sulmoi ashpër kundërshtarin e tij ndërkohë që dhe në të dytin kundërshtari grek u pa shumë në vështirësi. Edhe raundi i tretë ishte në favor të kickboxerit shqiptar, ndërkohë që raundi i katërt ishte në favor të Karagiannidis. Në raundin e fundit, Prenga provoi të hidhte në tapet kundërshtarin e tij me disa goditje të njëpasnjëshme por kickboxeri grek rezistoi përpara se 33 sekonda nga fundi të rrëzohej më në fund pas një goditje me këmbën e djathtë te Kristianit. Festa ishte e tëra për Prengën që u mbulua me flamurin shqiptar ndërsa mori titullin nga duart e ministrit Mirëqënies Sociale dhe të Rinisë, Blendi Klosi.
Më herët ndërkohë në sfidat e Kickbox amatorë, në peshën 65 kilogram, Fabian Gjonaj fitoi me pikë ndaj italianit Pelaci, ndërkohë që suksesi më befasues erdhi nga Saimir Peti në peshën 72 kilogram, që triumfoi me K.O që në raundin e parë ndaj një tjetër italiani, atij Mendogni. Një duel shqiptarësh, ishte dhe ai mes Ilirjan Brahjas dhe Daniel Idrizit, që i lindur në Itali garonte për këtë të fundit. Në ring, gjithsesi trimfoi Brahja me vendim unanim. Në “Pallatin e Sportit Asllan” Rusi u mbajt dhe një tjetër sfidës, në kickbox për femra, mes turkes Dilay Saglam që mundi me pikë italianen, Ilaria Di Nola. Të gjithë sportistët në këtë disiplinë ishin të stërvitur nga Ismail Keta dhe u pritën me ovacione nga publiku i pranishëm në sallë.
“Manushaqja”, tregim nga Iriana Papamihali
“Manushaqja”, tregim nga Iriana Papamihali
Letër vetes time 35 vjeç