“Junior Achievement of Albania”

Konkursi, fitojnë nxënësit e “18 Nëntorit” në Lushnje

Nxënësit e shkollës “18 Nëntori” në Lushnje rrëmbyen për herë të dytë çmimin e parë në konkursin kombëtar “Junior Achievement of Albania”

Nxënësit e shkollës “18 Tetori” në Lushnje u shpallën fitues herë të dytë në konkursin kombëtar “Junior Achievement of Albania”. Të drejtuar nga mësuesja e përkushtuar Liljana Baxho nxënësit: Sara Çela, presidente; Fabiola Dushi, Dr. Marketing; AntigoniJano, Dr. Finance; Hosermando Myzeqari, Dr. Marrëdhënieve me Publikun; Ueda Fusha, Dr. Burimeve Njerezore dhe Kevin Kamani, Dr. Prodhimi u përfaqësuan në konkurs me një shërbim, i cili lehtësisht shkarkohet në smartphonë me sistem Android.

Një mori funksionesh dhe lehtësi, në gjetjen e vendeve të lira të parkimit, të gërshetuara në një aplikacion të vetëm, të cilin çdo zotërues smartphoni dhe automjeti, mund ta shkarkojë në PlayStore dhe ta përdorë në përditshmëri. 

Skuadra e FindParkALB do të të përfaqësojë Shqipërinë në konkursin ndërkombëtar, i cili zhvillohet në Korrik në Zvicër. 

1,963 Lexime
8 vjet më parë