AKTIVITETE NË SHTËPI

Koha për lojë, sugjerime nga psikologia Genta Ruçi

Në këto ditë fëmijët po vuajnë nga mungesa e ambjenteve ku mund të luajnë dhe vrapojnë, megjithatë, duhen shfrytëzuar në maksimum të gjitha mundësitë që na ofrohen. Më poshtë paraqiten disa imazhe aktivitetesh që mund të realizohen lehtësisht në shtëpi.

Loja është  një veprimtari  e rëndësishme në jetën e fëmijëve, pasi secila prej tyre ndikon në zhvillimin fizik, social dhe  intelektual të fëmijës. Loja është mënyra më e mirë për t’i zhvilluar fëmijët dhe për t’i shtyrë ata në një rrugë të mbarë në procesin e vështirë dhe të gjatë të të nxënit. 

Gjatë lojës ata kryejnë punë, mësojnë, ndërveprojnë, ndjekin rregulla, motivohen, imitojnë, zhvillojnë imagjinatën,krijimtarinë, vetëkontrollin dhe marrin shumë kënaqësi duke u argëtuar. 

Në këto ditë fëmijët po vuajnë nga mungesa e ambjenteve ku mund të luajnë dhe vrapojnë, megjithatë, duhen shfrytëzuar në maksimum të gjitha mundësitë që na ofrohen. Për fëmijët me aftësi ndryshe, loja është një mënyrë e mirë për përvetësimin e njohurive të reja dhe angazhimin në realizimin e sjelljeve të përshtatshme. 

Më poshtë paraqiten disa imazhe aktivitetesh që mund të realizohen lehtësisht në shtëpi. Ajo vijnë të sugjeruara nga psikologia Genta Ruçi.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

3,270 Lexime
4 vjet më parë