Këshilla për mësimdhënësit e gjuhës angleze se si t’ua shpjegojnë nxënësve ngjyrat
Mësimi i ngjyrave për nxënësit fillestar të gjuhës angleze mund të jetë sfidues. Ata mund të mos kenë shprehi dhe njohje të mjaftueshme të anglishtes dhe kjo gjë vështirëson shpjegimin që ju do i bëni përshkrimit të ngjyrave në këtë gjuhë. Këshillat më poshtë vlejnë për këtë rast.
Së pari, duhet të prezantohen ngjyrat në gjuhën shqipe dhe angleze. Kjo bëhet më së miri me një kartë që ka ngjyrën e synuar së bashku me emrin e shkruar të ngjyrës. Duke i treguar një kartë në të njëjtën kohë të gjithë nxënësve, është praktikë e dobishme t'ua shqiptoni ngjyrën qartë nxënësve duke i kërkuar më pas që ata ta përsërisin atë njëzëri.
Së dyti, fillimisht bëni 3 karta me 3 ngjyra. Më pas shtoni një grup tjetër të vogël ngjyrash dhe kështu vazhdoni derisa të jenë grumbulluar shumë karta me ngjyra të ndryshme...Si fund, përzieni të gjitha kartat dhe rishikojini ato me nxënësit. Pas këtij prezantimi fillestar, mund të filloni të luani lojëra dhe të bëni aktivitete të tjera për të përforcuar fjalët me ngjyra.
Aktiviteti “Ndërrimi i karrigeve”
Kjo lojë do t'i bëjë të gjithë të kërcejnë, madje edhe të rriturit. Për të filluar, përgatitni disa karta me ngjyra të ndryshme. Vini në dukje se çfarë ngjyrash kanë veshur nxënësit. Më pas vendosni karriget në atë mënyrë që me to të formohet një rreth, aq sa çdo nxënës të ketë karrigen e tij. Mbani një kartë me ngjyrë dhe kërkojuni të gjithë nxënësve të veshur me atë ngjyrë të ndërrojnë karriget. Nxënësit e të gjitha moshave e shijojnë këtë lojë tërheqëse.
Aktiviteti “I spy” (Unë spiunoj)
Loja tradicionale "I Spy" është e mrekullueshme për të mësuar ngjyrat. Ju duhet të filloni duke shpjeguar kuptimin e frazës "Unë spiunoj". Pastaj thoni "Unë spiunoj __________ (emri i ngjyrës). Nxënësit duhet të marrin me mend se çfarë po mendoni në klasë ( tavolinën, karriget, tabelën etj.). Mundohuni të mbani parasysh faktin se disa nxënës mund të mos kenë përvetësuar njohjen për të emërtuar objektin e synuar. Së pari, kërkojuni atyre të përpiqen ta përshkruajnë atë, por nëse shihni se po fillon zhgënjimi, mund t'i lini ta tregojnë atë dhe t'u jepni fjalën. Kjo lojë mund të ndihmojë jo vetëm me fjalët me ngjyra, por edhe me fjalorin e përgjithshëm. Do të shihni se sa i vendosur për të përdorur fjalorin e tyre mund të bëhet një nxënës nëse dëshiron ta hamendësojë atë objekt!
Aktiviteti “Cila është ngjyra juaj e preferuar?”
Ky aktivitet është më i miri për nxënësit që mund të ulen dhe të intervistojnë njëri-tjetrin. Çdo çift nxënësish do të marrë një fletë letre me 5 (ose më shumë) pyetje në të, secila prej të cilave mund të përgjigjet me një ngjyrë. Për shembull, "Çfarë ngjyre është ushqimi juaj i preferuar?" ose "Çfarë ngjyre ka veshja juaj e preferuar?". Nxënësit me radhë i bëjnë njëri-tjetrit këto pyetje.
Ata duhet të përgjigjen me një fjali të plotë, si p.sh. "Fruti im i preferuar ka ngjyrë të kuqe". Ky aktivitet promovon komunikimin gojor mes nxënësve, i cili është i rëndësishëm për të rritur besimin e tyre në përgjithësi. Kur mbarojnë, secili partner prezanton tjetrin. Për shembull, "Partneri im është ____________ (emri). Fruti i tij i preferuar ka ngjyrë të kuqe”, e kështu me radhë.
Nxënësit lidhen gjatë kësaj veprimtarie, e cila përforcon ngjyrat. Formimi i marrëdhënieve në një klasë është thelbësor, sepse me rritjen e nivelit të rehatisë së nxënësit, rritet edhe dëshira e tij për të komunikuar në atë klasë.
Burimi: Klikoni këtu
Përgatiti: Era Baliu, gazetare përgjegjëse e Portalit Shkollor Albas për Kosovën
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Urimet më të bukura që mund t’i dërgoni njerëzve të dashur për ditëlindje
Rregullat për të luajtur lojën me letra “UNO”
Aktivitete dhe lojëra për fëmijët nga mosha 18-24 muajsh në kushte shtëpie