HISTORI FRYMËZIMI

Keniani, që lë një pjesë të pagës për nxënësit e tij të varfër

Histori frymëzimi Ii mësuesit nga Kenia, i cili linte 80% të pagës së tij për nxënësit e varfër, të cilët nuk kishin mundësi të përballonin libra e uniforma. Mundi i tij u shpërblye duke fituar një shumë të majme.

Profesori kenian u nderua për punën e tij të përkushtuar dhe u zgjodh mësuesi më i mirë në botë, në një ceremoni të mbajtur në Dubai. Profesor i matematikës dhe fizikës Peter TABICHI ishte një ndër dhjetë finalistët nga vende të ndryshme të botës. Ky konkurs kishte për qëllim evidentimin e mësuesve më të mirë. Festimi i këtij viti u drejtua nga aktori australian Hugh JACKMAN.


"Unë jam këtu vetëm për shkak të suksesit të nxënësve të mi", tha Tabichi, duke marrë një shpërblim. "Ky çmim u jep atyre një mundësi, i tregon botës se unë mund të bëj gjithçka".


Profesori kenian i cili është 36 vjeç, 80% të pagës ua jep nxënësve më të varfër të fshatit Pwani, të cilët nuk mund të përballojnë uniformat dhe librat e shkollës. Falë përkushtimit të tij, punës dhe besimit të tij, shkolla ku jep mësim ka fituar çmime të ndryshme.  Organizatori i konkursit është Fondacioni Varkey, me seli në Dubai. 



(Përshtati P. Shtini; Portali Shkollor)

1,743 Lexime
5 vjet më parë