"Jetojmë në një hologram të krijuar nga jashtëtokësorët!"
Kush po thotë, që nuk ka shkencëtarë mendje hapur në NASA? Në gjetjet e NASA-as del se ne jetojmë në një hologram, që është dizajnuar nga krijesa të avancuara jashtëtokësore
Kush po thotë, që nuk ka shkencëtarë mendje hapur në NASA? Në gjetjet e NASA-as del se ne jetojmë në një hologram, që është dizajnuar nga krijesa të avancuara jashtëtokësore.
Çka sikur çdo gjë që kemi apo duam, është e varur nga një kod i avancuar kompjuterik?
Madje, çdo marrëdhënie, ndjenjë, mendim apo kujtim, të jetë i varur nga super-kompjuterët?
Kjo teori intriguese, fillimisht është propozuar nga Nick Bostrom, profesor në Fakultetin e Filozofisë në Universitetin e Oxfordit, themelues i “Director of the Future of Humanity Institute”, si dhe “Programme on the Impacts of Future Technology”, dhe “Oxfort Martin School”, së bashku me disa shkencëtarë të tjerë, e kanë përshkruar këtë teori.
MessageToEagle.com më herët kishte raportuar se si Rich Terrile, drejtues i “Centre for Evolutionary Computation and Automated Design” në NASA, ka pretenduar se krijuesi ynë, është një program kozmik për kompjuter.
Kjo lë të kuptohet, se jemi duke jetuar në hologram dhe e tëra që na rrethon , përfshirë edhe vet neve, nuk jemi të “vërtetë”.
Rich Terrile, sërish qëndron prapa opinionit të tij.
“Për momentin, super-kompjuterët e NASA-s, po punojnë dy herë më shpejtë se truri i njerëzve” ka thënë shkencëtari nga NASA për Vice.
“Sikur të bëni një llogari të vogël, duke shfrytëzuar Ligjet e Moorit (sipas të cilës, shpejtësia e kompjuterëve dyfishohet për çdo vit), do të kuptoni se këta super-kompjuter, brenda një dekade, e kanë mundësinë të krahasohen me kapacitetin e njerëzimit për 80 vite - përfshirë çdo mendim që është thënë ndonjëherë, gjatë jetës - në periudha mujore.
“Në mekanikën kuantike, grimcat nuk kanë vend të caktuar, teksa ato janë duke u vëzhguar”.
“Shumë shkencëtarë kanë kaluar kohën, duke u munduar të shpjegojnë dhe të përshkruajnë këtë”.
“Një shpjegim është se ne jetojmë në simulim, duke parë vetëm atë që duam, në kohën e caktuar”.
“Çfarë më duket inspiruese, është se edhe nëse jemi në simulim, apo në çfarëdo shkalle magnitude të simulimit, gjatë zhvillimit, ne i kemi ikur tipit të lashtë të njeriut, për tu përshtatur me simulimin në të cilin po jetojmë - që është shumë cool”.
Ideja se Universi ynë është i gjeneruar nga kodet kompjuterike, zgjedhë shumë mospërputhje dhe mistere të kozmosit si, jashtëtokësorët dhe vrimat e zeza.
Sidoqoftë, ka të tillë që mendojnë se teoria e Matrixit ka të meta.
“Teoria duket se është e bazuar në supozime, se ‘super-mendjet’ mund t’i bëjnë gjërat, gati sikurse ne” ka thënë profesori Peter Millican i cili ligjëron filozofi dhe shkenca kompjuterike në Universitetin e Oxfordit.
“Po që se ata mendojnë se kjo botë është simulim, atëherë pse mendojnë se “super-mendjet” - që janë jashtë simulimit - do të ishin të sforcuara, nga të njëjtat mendime dhe metoda sikurse edhe ne?
A është e mundshme të shpëtohet nga matriksi?
Pamje nga filmi The Thirteenth Floor.
“Ata supozojnë se struktura e botës është e mbuluar me rrjet koordinativ, e në të njëjtën kohë, konkludojnë se “super-mendjet mund të kontrollojnë atë”.
“Nuk mund të themi se struktura e rrjetit koordinativ, është fakt që tregon realitetin e pretenduar, se jeta jonë është e përfshirë në rrjet.
Sidoqoftë, profesori Millicat beson se ja vlen të hulumtohet mbi këtë ide.
“Është ide interesante dhe është e shëndetshme të keni ide të çmendura” ka thënë ai për The Telegraph.
“Ju nuk duhet t’i censuroni idetë, pa marrë parasysh nëse ato duken pa vlerë, sepse nganjëherë është më mirë të fillohet me diçka të çmendur”.
“Asnjëherë nuk do të dini nga vinë idetë e mira, po që se mendoni jashtë kutisë”.
“Idetë e Matriksit, janë në fakt si idetë e Dekartit dhe Barleit, qindra vite më parë.
“Edhe nëse del se nuk ka asgjë prej saj, ju keni marrë shprehinë e të menduarit guximshëm, që do të thotë se një ditë mund të gjeni një gjë ndryshe, e cila del se nuk është aspak e çmendur”.
Principi i Hologramit
Sipas principit të Hologramit, supozohet se graviteti në univers, vjen nga vija të holla vibruese.
Këto fije janë holograme të gjërave që ndodhin në një kozmos të thjeshtë dhe të rrafshët.
Sikur çipi që ndodhet në kartelat e bankës, me sipërfaqen dy-dimensionale që përmban të gjitha informatat e nevojshme, ashtu funksionon edhe objekti tre-dimensional - që në këtë rast, është universi ynë.
Teoria pretendon se të dhënat e hapësirës si njerëzit apo kometat - mund të jenë të fshehura në regjione të universit të “vërtetë”.
Në një kuptim më të gjerë, teoria sugjeron se i tërë universi mund të shihet si “ strukturë projektuese, dy-dimensionale e projektuar si horizont kosmologjik”, - apo në fjalë të thjeshta, një projektim.
Vendi i shqipes në familjen e gjuhëve indoeuropiane
“Piter Pan”, shfaqje për fëmijët në Teatrin Eksperimental
Gjuha shqipe, ndër tre gjuhët më të vjetra në botë