Poezi

Jeta në vargjet e Ninës, nxënëse e klasës së IX-të

“Jeta është një PUNË / Të cilën për t’a përfunduar / Duhen orë të tëra pa gjumë”, këto janë vargjet e shkruara nga Nina Ahmetaj, nxënëse në klasën e IX në shkollën “Vasil Shanto”. Ndonëse e re në moshë, Nina me vargjet e saj premton të jetë e suksesshme.

Jeta është ...

Jeta është një FILM

Ku personazhet kryesore

jemi ne.

Jeta është një LIBËR

Në të cilin, për të lexuar më shumë,

Duhet të hapim një faqe të re.


Jeta është një HISTORI

Të cilën për t’a mbyllur bukur,

Duhet të përpiqemi shumë.

Jeta është një PUNË

Të cilën për t’a përfunduar,

Duhen orë të tëra pa gjumë.

 

Jeta është një OQEAN

Nuk mund t’a zbulosh në një ditë.

Jeta është një PYLL në vjeshtë,

Ku bien gjethe përditë.

 

Jetra është si një AJSBERG

Mund të duket i vogël,

por është shumë i madh.

Jeta është si një PESHK

Është i shijshëm,

por për t’a ngrënë

nuk duhet të lësh asnjë halë.

 

Jeta është një TEST

Mat durimin, qetësinë

e maturinë tonë.

Jeta është një MËSIM

Çdo ditë, diçka të re

na tregon.

 

Jeta është si SHIU

Dikë e gëzon,

Dikë e trishton.

Jeta është si DIELLI

Kur shfaqet në qiell,

Të gjithëve ditën na e ndriçon.

 

Jeta është HIPOKRIZI

Të detyron të gënjesh,

Për të mbijetuar.

Jeta është PËRPJEKJE

Është e vështirë të arrish

Atë që gjithnjë ke kërkuar.

 

Jeta është një KUJTIM

Mbush momentet tona,

kur ndihemi bosh.

Jeta është një IMITIM

Kopjon të tjerët duke menduar

Se vetëm ashtu mund të jetosh.

 

Pse askush nuk e kupton

Se JETA është një DHURATË,

Që na është falur vetëm një herë.

Ajo na është besuar

për t’a jetuar e shijuar,

Jo për t’a marrë si të pavlerë.

 

(Nga: Nina Ahmetaj)

2,442 Lexime
8 vjet më parë