Jeta kulturore e të rinjve në qytetin e Pogradecit
Pogradecarët e duan artin, duan të jenë pjesë e artit. Ndryshimi vjen nga arti, thellë-thellë ata duan ndyshimin dhe rigjarëllimin e jetës proviniciale dhe kjo vjen natyrisht nëpërmjet artit
Në Portalin Shkollor sot ju sjellim një intervistë nga Pogradeci. Erjona Çuli ka biseduar me drejtorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkinë e Pogradecit, Dorian Leka për jetën kulturore të të rinjve në këtë qytet.
Z. Leka ku konsiston puna e juaj e përditshme, një ditë e juaja e zakonshme si është këtu në drejtorinë e kulturës?
Fillon me vrapin për të kapur orën 08:00, përshëndetjet e kolegëve, sulmi për të hyrë në zyrë dhe mos mbetesh në zyrat e të tjerëve për ndonjë punë të pambaruar apo punë në perspektivë. Ndarjen e detyrave që është bërë një ditë më parë me kolegët, kështu më pëlqen t’i quaj. Bashkëpunimi maksimal me ta dhe raportimi te eprorët për çdo plan që është në realizim dhe ato që priten në të ardhmen. Ti ke kryer suskesshëm praktikën këtu dhe ke parë se ne kemi një tabelë shënimesh. Ajo tabela e shënimeve mbushet dhe fshihet çdo ditë për objektivat që përmbushen, kjo është përtej planit të punës dhe përtej raportit që ne dorëzojmë për ato që arrijmë. Natyrisht që ka shumë më shumë për të realizuar, duke qenë se është një drejtori që ka të bëjë me asete dhe do një përkushtim maksimal. Kështu dhe detyat dhe angazhimet duhen të jenë po aq maksimale.
Sa artdashës janë pogradecarët?
Shumë, Erjona shumë. E nis që nga pjesmarrja masive në shfaqje teatrale si për fëmijë ashtu edhe për të rritur. Fakti që salla e teatrit dhe e kinemasë mbushen plot, nuk do të thotë vetëm një bashkëpunim i mirë në rang ndërinstitucional që unë bëj me drejtorët e tjerë. Ka të bëjë në thelb me artdashjen pogradecare.
Pogradecarët e duan artin, duan të jenë pjesë e artit. Ndryshimi vjen nga arti, thellë-thellë ata duan ndyshimin dhe rigjarëllimin e jetës proviniciale dhe kjo vjen natyrisht nëpërmjet artit.
Tregues i dytë i artdashjes, është sesa bashkëpunues janë? Kur ne kemi bërë festën e verës më beso që është arritur me një vlerë shumë simbolike gjithë ai organizim. Po a e di përse u arrit kjo? Sepse ne nuk paguam për skenografinë asnjë kacidhe. Në çdo familje qytetare kanë dalë, na kanë dhënë ato butet, na kanë dhënë dybekët, na kanë dhënë rekruizitën, kostumet... Kanë qenë kaq të dashur dhe kaq kontributdhënës, saqë u realizua një festë e verës me motive tradicionale në atë rang që edhe ju e patë. Gjithmonë ka hapësira për më mirë he? Por që ne arritëm ta realizojmë vetëm nga bashkëpunimi i qytetarëve. Janë ata që vunë në dispozicion kaq shumë gjëra se e ndjenë atë pjesë organizimi, të veten. E ndjenë veten bashkëpunëtorë në organizim.
Sa të lidhur janë të rinjtë shqiptarë me artin?
Bashkëpunimi fillon në rang ndërinstitucional, pra ne fillimisht marrim aprovimin nga kryetari i bashkisë. Pastaj vazhdon me shefin e zyrës arsimore, drejtoritë e shkollave, mësuesit e deri te nxënësit. Bashkëpunimi duket hierarkik, por në thelb, më besoni se është dëshira e secilit prej të rinjve që të marrë pjesë nëpër aktivitete. Ata janë pjesë edhe si spektatorë pse jo edhe si bashkëpunëtorë. Përshembull kohëve të fundit, është shfaqja e tretë që jepet për fëmijë me video animacion që është një risi, dhe e japin vetë fëmijë e shkollës “Koli Gusho”, nën regjinë e shefes së kulturës. Kjo do të thotë se të rinjtë janë të inkorporuar. Drejtoria jonë ka shumë politika për të rinjtë ende nuk kemi filluar t’i trupëzojmë politikat që janë në moshën mbi 18 vjeç, por këto do jenë surpriza për ju në të ardhmen.
Ju si një përfaqësues i një institucioni vendor, çfarë mundësish ofroni për praktikantët?
Faktiksht unë ndihmoj një koleg timin, që punon në burimet njerëzore, jam,ofruar vullnetarisht që të ndihmoj në kryrejen e praktikës për studentët, meqënëse kam qenë 5 vjet lektor i shkencave politike dhe juridike dhe e kam shumë të ndjeshme pjesën e studentëve. Në fakt janë burimet njerëzore që merren me këtë. Ajo ide që unë hodha dhe u pranua nga kolegët, ishte që praktika mësimore të zhvillohet nga një ditë në secilën zyrë, për të kuptuar se çfarë shërbimesh ofron Bashkia e Pogradecit dhe si i ofron ato. Dhe më pas sipas profilit studimor të secilit prej praktikantëve të fokusohet më gjatë atje ku ata duan të formojnë eksperiencën e tyre. Deri tani kam pasur tre praktikantë.
Sa të dhënë janë të rinjtë të studiojnë artin, pikturën, muzikën, aktrimin etj.?
Unë vërej dy gjëra të kundërta nga njëra-tjetra. Të rinjtë nga mosha 15- 18 vjeç nuk kanë ndonjë passion për t’iu dhënë artit. Ndoshta janë rritur me atë lloj fryme për t’u përgatitur për të ikur nga Pogradeci dhe nuk është se japin kontribut artistik në qytetin e tyre, por jo se s’ka. Natyrisht që ka shumë. Shkolla “Gjergj Pekmezi”, “Muharrem Çollaku” bëjnë organizime që t’i kemi zili edhe ne. Pavarësisht se janë nxënës, janë organizime që japin mesazhe shumë të forta. Kjo tregon se ka të rinj të përkushtuar.
Po hapen disa kurse artistike, cili është qëllimi?
Po, po hapen kurse për piano pikturë, violinë dhe kërcim. Për piano, violinë dhe pikturë janë grupmoshat nga 6- 14, se kërkojnë një moshë të re, kurse për vallen dhe kërcimin nuk ka një grup moshë të përcaktuar. Nëqoftëse bëhen mbi 5 veta mund të krijohet një grup për të filluar. Aktualisht kemi filluar me pikturën dhe pianon, por jemi në proces të hapur konkurrimi dhe audicioni për dy kurset e tjera. Iniciativa është marrë nga qendra e kulturës, u mirëprit nga ne. Nëqoftëse duam të mbjellim farë të mirë, e mbjellim në tokë të mirë dhe toka e mirë është tokë e butë. Kjo do të thotë se nëqoftëse duam të sjellim zhvillim, e sjellim që në moshë të hershme. Ne këtë e nisëm me teatrin, me shfaqje për fëmijë po e vazhdojmë me kurset që janë prapë me pikësynim fëmijët. Për të arritur në një komunitet që në themel ka artin, kulturën. Kështu fillon, më beso. Njerëzit e sukseshëm vijnë nga baza të forta tradicionale, të kulturës dhe etikës familjare.
Duket sikur keni një lidhje të fortë me kulturën...
Lidhja me kulturën është e hershme. Në fakt, unë jam diplomuar për shkenca juridike, marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci, një specializim pak më vonë. Kam dy bachelor në drejtësi. Nëse e shikon në kuadrin e formimit mendon që nuk kam lidhje me pozicionin, por nuk është ashtu. Që në moshë të hershme kam qenë aktivist me shoqërinë civile. Kam marrë pjesë në shumë aktivitete kulturore dhe artistike të qytetit tim. Në fillim kam luajtur me trupën teatrale amatore pastaj te qëndra rinore dhe më pas 5 vjet si aktor në teatrin e Pogradecit me 5 role protagonist. Kam marrë dhe një bursë nga Universiteti i Strugës për aktivitete kulturore dhe artistike në qytetin e Strugës. Jam botues i disa literaturave universitare. Kam patur fatin e mirë që të kem bashkëpunëtorë të tjerë që e duan shkencën dhe arsimin. Kam tre botime në bashkëautorësi kam dhe dy botime në autorësi. Ndërkohë nxjerr vëllimin e dytë me poezi.
(Nga Erjona Çuli, Portali Shkollor)
Prindër, mos u blini shumë lodra fëmijëve
Studentët përdorin teknologji të sofistikuar për të kopjuar
Shpiket materiali hidrofobik