Çfarë mund të hash me 30 dollarë në vende të ndryshme

Çfarë mund të porositësh për të ngrënë në cepa të ndryshëm të botës nëse në xhep ke vetëm 30 dollarë? Në renditjen e mëposhtme përfshihet kostoja mesatare në restorante të klasës së mesme të vendeve specifike.

Zvicër

Zvicra është një nga vendet më të shtrenjta të Europës. Kjo darkë modeste është ajo që ju mund të merrni për shumën e dhënë të parave në një restorant të lirë të kuzhinës tradicionale vendase. Nëse dëshironi diçka me më shumë kalori, mund të provoni ushqime italiane, kineze dhe turke që janë me bollëk në këtë vend.

Japoni

Turizmi i kulinarisë është duke evoluar në Japoni, për shkak se ushqimi këtu nuk është shumë pikant dhe është i pranueshme si për turistët lindorë, ashtu dhe për ata perëndimorë. Përveç kësaj, shumë restorante këtu kanë të paktën një yll Michelin. Kuzhina më e spikatur është padyshim e detit.

Itali

Kuzhina italiane cilësohet si më e mira në botë. Por një turist i pa përvojë do ta ketë të vështirë të gjejë një restorant ku mund të provojë ushqimet e shijshme me një çmim të moderuar. Restorantet tradicionale të njohura rëndom s:i tratoria, osteria, dhe piceritë janë vendet ideale ku mund të hani ushqim tradicional italian, por gjithashtu mund shijoni edhe një verë të mirë shtëpie.

Kanada

Është e vështirë të flasësh për kuzhinën tradicionale kanadeze, pasi ajo është shpesh një mishmash kuzhinash të sjella nga emigrantët e shumë nga e gjithë bota. Diferenca e çmimeve mes qyteteve të mëdha dhe atyre të vogla është drastike. Vaktin në foton e mësipërme mund ta porosisni për 30 dollarë në një restorant të vogël familjar në kryeqytetin e vendit.

Francë

Franca është vendi me shijen më të hollë në kuzhinë. Çmimet variojnë nga vendndodhja e restorantit, ashtu si pothuajse në çdo shtet tjetër. Kjo është një darkë që mund ta përfitoni me shumën e parave të sipërcituar, në një restorant të qetë, shumë larg nga qendra e qytetit. Dhe, vera është padyshim thelbësore për t’i dhënë kuptim vaktit këtu.

Spanjë

Në Spanjë me 30 dollarë mund të hash një darkë të bollshme në një restorant të lirë. Ose mund të merreni disa ushqime tradicionale spanjolle të shoqëruara me verë vendase në një bar tapas, ku pjatat do të jenë plot.

Xhamajkë

Kuzhina xhamajkane nuk është vetëm ekzotike dhe e larmishme, por edhe mjaft e moderuar në koston e ushqimeve të saj. Restorantet e klasës së mesme ofrojnë një vakt si ky i paraqitur në foto, të shoqëruar me garniturë frutash deti, që do të kushtonte të paktën dyfish në çdo restorant europian.

Australi

Në restorantet e Australisë mund të konsumoni lehtësisht një darkë që kushton 30 dollarë. Duhet të keni parasysh se në Australi ka shumë restorante që nuk kanë një licencë për të shitur pije alkoolike, por ju lejojnë ta sillni vetë atë. Darka në një vend të tillë do të jetë shumë më e lirë.

Greqi

Greqia i pret mysafirët e vet me një nga kuzhinat më të vjetra dhe më të shijshme të botës. Restorantet lokale dhe tavernat do të jetë një zbulim i vërtetë për ju; çmimet këtu janë relativisht të ulëta, sidomos në jug dhe në zonat që nuk janë shumë të frekuentuara nga turistët.

Meksikë

Çmimet në restorantet e lira meksikane (ato larg vëmendjes së turistëve) janë relativisht të lira dhe shumë ndryshe nga vendet evropiane. Me 30 dollarë ju mund të porosisni çdo recetë të famshme të mishit pikant, që është tradicional për vendin.

Indi

Çmimet në restorantet e lira meksikane (ato larg vëmendjes së turistëve) janë relativisht të lira dhe shumë ndryshe nga vendet evropiane. Me 30 dollarë ju mund të porosisni çdo recetë të famshme të mishit pikant, që është tradicional për vendin.

Maqedoni

Çmimet në Maqedoni janë ndër më të lirat në Europë sa i përket ushqimit, ndërkohë që kuzhina këtu është e thjeshtë , e plotë dhe e shijshme. Do të kesh gjithnjë bukë të freskët, perime dhe lloje të ndryshme djathërash në tryezë. Nëse ke 30 dollarë me vete, mund të hash lehtësisht një darkë të bollshme në këtë cep të vogël të Europës Lindore.

2,034 Lexime
7 vjet më parë