Ja si duket tërë gjithësia jonë në një foto të vetme!
Gjithësia është e madhe. Me të vërtetë tepër e madhe. Por shkalla e saj e pabesueshme e madhësisë është zvogëluar (në një masë) nga puna kreative e Pablo Carlos Budassi.
Artisti argjentinas ka arritur të portretizojë tërë gjithësinë që ne e njohim në pjesë, përmes një ilustrimi të vetëm dhe masiv, të cilin e ka ndërtuar duke përdorur imazhet e ofruara nga teleskopët e NASA dhe logaritmet pozicionale.
Në qendër të imazhit është vetë sistemi ynë diellor, i përcjellë nga rripi Kuiper, retë Oort, ylli Alpha Centauri, krahu i Perseut, galaksia e njohur si Rruga e Qumështit, galaksia Andromeda, dhe galaktika të tjera aty pranë.
Pikat e kuqe rreth buzës së rrethit besohet se përbëjnë plazmën e padukshme prodhuar nga Big Bang.
Sigurisht se ka edhe shumë detaje tjera të 'humbura', për shkak të shkallës së projektit Budassi - por kjo është një arritje e admirueshme që jep perspektivën e vetme në fotografi dhe e dëshmon se sa të vogël ne jemi në mes të shkallës së gjerë të universit në të cilin gjendemi.
Përralla e babagjyshit të Vitit të Ri
Ja përse kompjuteri nuk duhet mbajtur në prehër
50 aforizma brilante nga Napoleon Bonaparti