Indiani synon të thyejë rekordin për herë të dytë
Dizenjuesi indian Sudhakar Yadav po tenton të vendosë një rekord të ri botëror dhe të hyjë në Librin e Rekordeve Guiness për herë të dytë, duke krijuar atë që ai mendon se do të jetë makina më e madhe në botë
Dizenjuesi indian Sudhakar Yadav po tenton të vendosë një rekord të ri botëror dhe të hyjë në Librin e Rekordeve Guiness për herë të dytë, duke krijuar atë që ai mendon se do të jetë makina më e madhe në botë.
“Jemi duke pritur që të na jepet titulli në librin Guiness për makinën më të madhe në botë. Është një rekord i ri dhe fatmirësisht unë do ta fitoj këtë titull”, tha Yadav për agjencinë e lajmeve AFP.
Ai ka shtuar se makina mund të imitojë zhurmën e makinave të Formula 1 dhe se si të gjitha makinat e vjetra, është e përbërë nga skrapi. Biçikleta me tre rrota është edhe më e gjatë se makina dhe 12.6 metra e lartë.
Makina, e cila është modeluar në vitin 1922 nga Ford Tourer, është 8 metra e lartë dhe 15.50 metra e gjerë, thuajse sa dyfishi i autobusëve dykatësh londinez.
Yadav prej kohësh ka fituar titullin në Librin e Rekordeve Guiness për biçikletën me tre rrota, më të gjatë në botë. Ai është pronari i një makine-muze në jug të qytetit Hyderabad, në brendësi të së cilës ruhen një sërë makinash të modelit “whacky’.
Makina e re ka në brendësi orendi të ndryshme si dhe komodinë, tualet, tavolinë bilardoje etj.
Analizë e veprës “I Huaji”, Albert Kamy
Vjersha për fëmijët e arsimit fillor
“Manushaqja”, tregim nga Iriana Papamihali