Havzi Nela, poeti, mësuesi, patrioti i pathyeshëm kuksian
Havzi Nela ështe poet nga Kukësi. Talenti për të shkruar e dënoi dhe e përjetësoi njëkohësisht emrin e tij. Ai kundërshtoi diktaturën e ligë dhe kjo është arsyeja pse vuajti dënimet më të rënda.
Havzi Nela ështe poeti nga Kukësi. Talenti në shkrimtari e dënoi dhe e përjetësoi njëkohësisht emrin e tij. Ai kundërshtoi diktaturën e ligë dhe kjo është arsyeja pse vuajti dënimet më të rënda.
Pas një kalvari vuajtjesh dhe internimesh në kampet famëkeqe të komunizmit, u burgos në burgjet politike të Burrelit dhe Spaçit e më pas në 10 gusht 1988 u var në qendër të qytetit të Kukësit me akuzën e tradhtisë së lartë ndaj Atdheut.
Pas pluralizmit politik ai u shpall martir i demokracisë. Vetëm pas 30 vitesh, bashkia e Kukësit, në vitin 2018, vendosi bustin e tij dhe rindërtoi shtëpinë muze në Kollovoz, fshatin e lindjes, ndërsa emrin e tij e mban gjimnazi i qytetit.
Në përkujtim të emrit të tij, ju ftojmë të lexoni poezinë “Kur të vdes”.
Kur të vdes
Kur të mësoni se kam vde.kë,
Kur të thoni: “Ndjesë pastë!”
A e dini se çfarë kam hjekë
Unë, poeti zemërzjarrtë?
Kur të pyesni: “Ku e ka vorrin?”
Kur t’kërkoni me ma gjetë.
Thoni: “Ai urreu mizorin”.
Thoni: “Dheu s’ka me e tretë”.
Thoni: “Ai e deshi jetën,
Jeta n’vuetje e dërmoi”.
Thoni se ka mbrojtë të drejtën,
Grusht tiranësh nuk duroi.
Thoni: “Desh, kërkoi lirinë,
Si skifter në fluturim,
Provoi prangat, t’errtë qelinë,
Për të mjerët lëshoi kushtrim”.
Thoni: “Dritë ai kërkoi,
E vetë dritë nuk pa me sy”
Thoni: “Për njerëzinë këndoi,
E për vete mbajti zi”.
Thoni se e qërroi terri
Thoni: “Dielli nuk u ngrohu”.
Thoni se e trishtoi tmerri
E të shtypunit i tha: “Çohu!”
Kur të vijë, të çelë pranvera,
Kur bilbili nis me këndue.
Mbi vorr tim me gur’e ferra,
Nji tufë lule me ma lëshue.
Prekni vorrin, mos ngurroni,
Kush ka lindë, ai ka me vdekë,
Veten ju kur t’a ngushëlloni.
Përgatiti: Parajsa Shtini
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Shënohet 22 nëntori, dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Urimet dhe mesazhet e gjuhëtarëve dhe të njohësve të gjuhës shqipe për Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare
“Abetaret elbasanase” nga Natasha Shuteriqi Poroçani