Aktivitet për fëmijët

“Glob dëbore”si ai i Izadora Mun

Aktiviteti "Glob dëbore" është një punë krijuese për fëmijët,frymëzuar nga libri "Izadora Mun sjell magjinë e dimrit". Ata mund të krijojnë globin e tyre të dëborës duke përdorur materiale si kavanoz, plastelinë, figura festive, ujë dhe xixa. Ky aktivitet është i thjeshtë, argëtues dhe sjell një efekt magjik!

Dëshiron të krijosh globin tënd të dëborës, si ai i *Izadorës? Nuk mund të premtojmë që do të jetë magjik, por do të duket magjik!


Çfarë nevojitet: 

  • Një kavanoz reçeli i pastër
  • Plastelinë e bardhë (sipas dëshirës)
  • Modele pemësh plastike dhe figura festive - dekorimet e torta ve të Krishtlindjes janë të duhurat!
  • Xixa
  • Ujë
  • Glicerol (gjendet në farmaci)
  • Ngjitës rezistent ndaj ujit (gjendet në dyqane arti ose për riparime) 
  • Një i rritur për të ndihmuar me ngjitjen


Çfarë duhet të bëni:


1. Brenda kapakut të kavanozit, krijo një kodër të bardhë me plastelinë (sigurohu që ta mbyllësh kapakun). Kjo ta bën të lehtë t'i shohësh figurat.

2. Vendosi figurat dhe pemët mbi kodër.

3. Kërko ndihmën e një të rrituri të ngjitë kodrën dhe figurat në vendin e duhur dhe lëri të thahen për 15 minuta.

4. Mbush kavanozin me ujë, pothuajse deri plot. Shto dy lugë çaji me xixa, dy pika glicerinë dhe përzieji!

5. Vëri kapakun kavanozit dhe sigurohu që të jetë i mbyllur mirë, në mënyrë që të mos rrjedhë.

6. Ktheje përmbys, tunde lehtë dhe shiko si fillon të bjerë dëbora!

Aktiviteti i mësipërm gjendet në librin “Izadora Mun sjellë magjinë e dimrit”, një prej titujve të serisë së librave për fëmijë “Izadora Mun”, botuar nga ALBAS. 


*Izadora Mun është e veçantë, sepse është ndryshe. Mamaja e saj është zanë dhe babai i saj është vampir. Vetë ajo është pak nga të dy. Në rrëfimin e titullit “Izadora Mun sjell magjinë e dimrit”, Izadorës i pëlqen shumë të luajë kur bie dëborë. Ajo dhe Lepurushi Rozë bëjnë krijesa prej dëbore, që, papritur, bëhen prej vërteti. Por magjia e dëborës nuk zgjat dot përgjithmonë! A do të arrijë ajo të shpëtojë miqtë e saj të rinj, para se dëbora të shkrijë? 


Për më shumë, porositeni këtu. 


Libri gjithashtu është plot me aktivitete argëtuese dhe receta për t’i përgatitur bashkë me Izadorën dhe Lepurushin Rozë!



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.


231 Lexime
2 javë më parë