Gjon Kola, mësuesi që edukoi breza të tërë në rrethin e Mirditës, humb betejën me COVID-19
Ditën e sotme një lajm i hidhur pikëlloi të gjithë mësuesit dhe nxënësit, pasi arsimit shqiptar iu shua një mësues me përvojë dhjetëra vjeçare, si pasojë e COVID-19.
Ditën e sotme një lajm i hidhur pikëlloi të gjithë mësuesit dhe nxënësit, pasi arsimit shqiptar iu shua një mësues me përvojë dhjetëra vjeçare, si pasojë e COVID-19. Mësuesi 55-vjeçar nga Rrësheni, Gjon Kola, prej dhjetë ditësh ishte i shtruar në spitalin infektiv, nën kujdesin intensiv të mjekëve dhe i intubuar.
Gjon Kola është mësuesi që ka edukuar breza të tërë në rrethin e Mirditës. Ai ka dhënë kontributin e tij në shkollën “Pashko Vasa”, Rrëshen. Mësues Gjoni ka lënë një boshllëk të madh tek të gjithë kolegët dhe nxënësit, që aq shumë e donin dhe e vlerësonin.
Vepra që ai la pas dhe përkushtimi ndaj arsimit do ta lartësojnë dhe do ta bëjnë të paharrueshëm emrin e mësues Gjonit.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Pse duhet të lexosh? Këto 100 thënie për leximin janë për ty...
Përmbledhje e “Ferri”-t të Dante Aligerit nga Drita Topjana
113 vite më parë u çel e para shkollë e mesme shqipe, "Normalja e Elbasanit"