Gjobiten edhe këmbësorët, ja masat ndëshkuese
Tashmë mjetet dhe këmbësorët do të duhet të jenë më të kujdesshëm me semaforin, pasi një gabim do ju kushtojë atyre një gjobë nga 500 deri në 2 mijë lekë
Tashmë mjetet dhe këmbësorët do të duhet të jenë më të kujdesshëm me semaforin, pasi një gabim do ju kushtojë atyre një gjobë nga 500 deri në 2 mijë lekë. Ndërsa për drejtuesit e mjeteve nëse kapen me përsëritje të shkeljes në semafor do të aplikohet pezullimi i lejes së drejtimit nga 9 deri në 12 muaj.
Ndërsa për të gjithë drejtuesit e mjeteve që u hiqet leja e qarkullimit, shoferët duhet t’u rikthehen autoshkollave. Masat kanë hyrë në fuqi në zbatim të Kodit të Ri Rrugor. Sipas këtij kodi këmbësorët dhe drejtuesit e automjeteve, të cilët hapin rrugë të reja për të kaluar, duke ndryshuar ato ekzistuese, marrin gjobë nga 100.000-400.000 lekë.
Mësohet se në pikën katër të nenit 189 të Kodit Rrugor është përcaktuar se cilido që shkel dispozitat e parashikuara në kod, si për këmbësorët edhe për drejtuesit e mjeteve, ndërshkohet me masën administrative me gjobë nga pesëpërqind deri në dy mijë lekë. Në ligj këmbësorët detyrohen të qarkullojnë në trotuare, bankina, shëtitore dhe në hapësira të tjera të caktuara për ta. Kur këto mungojnë, janë të zëna, të ndërprera ose të pamjaftueshme, duhet të qarkullojnë buzë karrexhatës në sens të kundërt në lëvizjen e mjeteve dhe në mënyrë të tillë që të krijojnë një pengesë sa më të vogël për qarkullimin.
Në qendrat e banuara këmbësorët kanë për detyrë që të kalojnë në sens të kundërt me atë të lëvizjes së mjeteve në karrexhata me dy sense lëvizje dhe në buzën e djathtë në lidhje me një drejtim të lëvizjes së automjeteve, në rast të një karrexhate me një sens lëvizje.
Kur trafiku nuk është i rregulluar nga polici ose semafori atëherë drejtuesit e mjeteve duhet tu japin përparësi këmbësorëve në vendet e caktuara të kalimit. Drejtuesit që kthehen për të gjetur një rrugëkalim tjetër në hyrje të së cilës gjendet një rrugëkalim për këmbësorët, duhet t’u japë përparësi, duke ngadalësuar dhe ku është e nevojshme, duke ndaluar dhe këmbësorët të kalojnë.
Në rast të kundërt, gjobiten 500 deri në 2000 lekë. Ligji detyron drejtuesit e automjeteve që të ndalojnë kur një person invalid me aftësi të kufizuara ose që lëviz me karrocë invalidësh, ose i pajisur me një shkop të bardhë, ose i shoqëruar me një qen drejtues, pra një person i dallueshëm në njëfarë mënyre, kapërcen karrexhatën, ose ka ndërmend të kalojë duhet të shmangin situatën e rrezikshme, që mund të shkaktohet nga veprime të gabuara a të ngathta të fëmijëve dhe të moshuarve.
Jeta përmes lenteve të një fotografi të verbër!
Prindër, mos u blini shumë lodra fëmijëve
Studentët përdorin teknologji të sofistikuar për të kopjuar