Gjenitë në shumicën e rasteve janë të padukshëm!

Pavarësisht disiplinës, në shkencë, art, letërsi apo astronomi, “gjenitë” e brezit tonë në shumicën e rasteve janë të padukshëm, deri në momentin që dikush flet për ta në media

Sa i rëndësishëm është sot modeli te të rinjtë? Pavarësisht disiplinës, në shkencë, art, letërsi apo astronomi, “gjenitë” e brezit tonë në shumicën e rasteve janë të padukshëm, deri në momentin që dikush flet për ta në media.

Nuk ka rëndësi vendndodhja, kombësia apo mosha. Në të gjitha kohërat ka talentë frymëzues.

Fabiano Luigi Caruana, në moshën 14-vjeçare u bë mjeshtri më i ri i shahut. Kur ishte 12 vjeç, ai u zhvendos së bashku me familjen e tij në Madrid, për të ndjekur karrierën profesionale të shahut.

Fëmijë i mrekullueshëm dhe me dy nënshtetësi, italiane dhe amerikane, Fabiano Luigi Caruana fitoi titullin e mjeshtrit të shahut në moshën 14 vjeç.

Akrit Jaswal është bërë kirurg në moshën 7-vjeçare. Koefiçenti i inteligjencës është 146 dhe është pranuar si njeriu më i zgjuar në Indinë me një popullsi prej një miliard banorësh. Ai u bë i njohur në të gjithë botën, pasi realizoi ndërhyrjen e tij të parë kirurgjikale.

Kim Ung-yong ka filluar universitetin që në moshën 4-vjeçare, ndërsa vetëm 15-vjeç përfundoi doktoraturën. I lindur në vitin 1962 në Kore, Kim Ung-yong është një gjeni, i cili ka hyrë në librin e rekordeve “Guinness” si njeriu më i zgjuar në botë.

Këta, por edhe shumë modele të tjera, kanë shërbyer si shembuj në mbarë botën, duke frymëzuar edhe sot e kësaj dite.

(Top Channel)

1,695 Lexime
8 vjet më parë