190-vjetori i lindjes së Kristoforidhit

“Gjahu i malësorëvet” vjen i digjitalizuar

Tashmë “Gjahu i malësorëvet” mund të shfletohet online në faqen zyrtare të BKSH dhe të shkarkohet në çdo pajisje elektronike si: kompjuter, laptop, kindle, book reader, smartphone, tablet, kudo dhe kurdo.

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, në 190-vjetorin e lindjes së gjuhëtarit dhe përkthyesit Kostandin Kristoforidhi, fton publikun të njihet me editimin digjital të veprës “Gjahu i malësorëvet”, tregimin e parë të prozës artistike shqipe, shkruar nga autori në dy dialektet e shqipes, gegnisht dhe toskërisht.


Tregimi u botua mbas vdekjes së Kristoforidhit te “Albania” e Konicës më 1902 dhe pati disa botime të mëtejshme, duke sprovuar dy trajta gege, atë veriore dhe atë më të ndërmjetme të Elbasanit, si dhe dialektin toskë. BKSH ka përzgjedhur për lexuesit e saj botimin e vitit 1950, përgatitur nga studiuesi i mirënjohur Ziaudin Kodra.


Ky botim jep mundësinë të kryhet leximi paralel në dy dialektet si dhe të shijohet eleganca gjuhësore dhe mjeshtëria e penës së autorit. Tashmë “Gjahu i malësorëvet” mund të shfletohet online në faqen zyrtare të BKSH dhe të shkarkohet në çdo pajisje elektronike si: kompjuter, laptop, kindle, book reader, smartphone, tablet, kudo dhe kurdo.


Shikoni librin digjital duke klikuar këtu

3,000 Lexime
7 vjet më parë