Eksperimenti

Finlanda, pagë për dy vjet 2 mijë personave të papunë!

Eksperimenti bëhet për të testuar realizueshmërinë dhe efektet për një shoqëri ku të gjithëve iu garantohen të ardhurat minimale: të cilëve iu lejohet që të bëjnë një jetë të thjeshtë, pa luks, duke e bërë punën një zgjedhje dhe jo domosdoshmëri.

Rreth 2 mijë personave të papunë do t’u jepet pagë për dy vjet, edhe nëse ata arrijnë që të gjejnë punë. Ky është një eksperiment i gjerë, i bërë në terren në lidhje me pagën minimale. Një pagë prej 560 euro në muaj për një person që punon ose jo. Kjo bëhet për të testuar realizueshmërinë dhe efektet për një të ardhme pak a shumë të largët, për një shoqëri ku të gjithëve iu garantohen të ardhurat minimale: të cilëve iu lejohet që të bëjnë një jetë të thjeshtë, pa luks, duke e bërë punën një zgjedhje dhe jo domosdoshmëri.

Qëllimi i këtij eksperimenti është për të parë se si kjo pagë e ulët ndikon në sjelljet e një të papuni që është në kërkim të punës dhe se si mund të zëvendësohen forma të tjera të ndihmës sociale që janë ekzistuese dhe se si mund të reformohet mirëqenia në përgjithësi. Të ardhurat e planifikuara në fillim të eksperimentit finlandeze ishin më të larta, u fol për 750 euro, por shifra pritet të rritet në të ardhmen.

Paga minimale universale është një ide e cila daton me Thomas Paine (1737-1809), një nga etërit themelues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe është marrë me kalimin e kohës nga filozofët dhe ekonomistët, si një shans për të promovuar drejtësinë sociale dhe emancipimin e punës. Sot është parë më shumë si një perspektivë, me të cilën do të japim llogari për kushtet e një shoqërie, ku punëtorët janë duke u zëvendësuar gjithnjë e më shumë nga makinat dhe sipas disa vlerësimeve, gjysma e njerëzimit do të jetë e papunë. Disa besojnë se kjo është një utopi, potencialisht e dëmshme. Në Zvicër, vitin e kaluar u bllokua me referendum propozimi për t’u garantuar njerëzve një pagë minimale prej 25 frangash zvicerane, që korrespondojnë me rreth 2300 euro apo sa një e treta e GDP-së së vendit. Por, sipas një sondazhi të kohëve të fundit, kjo do të ishte në favor për evropianët.

2,235 Lexime
7 vjet më parë