Filmi, si pjesë integrale e orës mësimore
Të shikosh një film në klasë është ende tabu. Shumica e mësuesve nuk e ndjekin si praktikë. Mund të konsiderohet si "dembelizëm", apo një ide jo fort kreative. Në fakt nëse implementohet në mënyrën e duhur, është një nismë mjaft interesante.
Të shikosh një film në klasë është ende tabu. Shumica e mësuesve nuk e ndjekin si praktikë, sepse u duket humbje kohe. Mund të konsiderohet si "dembelizëm", apo një ide jo fort kreative. Në fakt nëse implementohet në mënyrën e duhur, është një nismë mjaft interesante.
Arsyet pse duhet të shikoni filma në klasë herë pas here:
1) Zgjidhni një film që ka të bëjë me lëndën dhe temën mësimore
Është shumë e rëndësishme që njohuritë teorike, nxënësit t'i shohin edhe vizualisht. Nëse në një orë historie kanë Luftën e Dytë Botërore, mund të ndjekin edhe një film, i cili ka në fokus këtë temë. Mësuesit e historisë padyshim që mund të gjejnë një film në lidhje me një periudhë specifike historike. Mësuesit e shkencave natyrore mund të gjejnë gjithashtu filma ose dokumentarë që ilustrojnë koncepte dhe tema të trajtuara në klasë. Shumë e lehtë është edhe për mësuesit e gjuhëve të huaja, të cilët mund të zgjedhin një film në gjuhën që ata japin mësim. Pra filmi, duhet të ketë patjetër lidhje me lëndën apo temën. Mbase për mësuesit e matematikës mund të jetë më e vështirë, por jo e pamundur.
2) Përgatisni pyetësorë për nxënësit
Vetëm se jeni duke parë një film nuk do të thotë që studentët të mos bëjnë asgjë tjetër. Nëse planifikoni të shikoni një film, ndani me studentët një udhëzues filmi që do të shoqërojë atë. Ky mund të jetë një pyetësor, apo shënime.
3) Në momente të caktuara ndalojeni filmin dhe diskutoni
Nëse temën mësimore e keni rreth Luftës Civile në Amerikë, në momentin kur filmi tregon shkaqet e luftës, ndërprejeni dhe diskutoni rreth tyre. Kjo taktikë ngjalla mjaft diskutime dhe debate në orën mësimore.
4) Jepni detyra shtëpie në lidhje me filmin
Pasi të keni parë filmin, sigurohuni t'i referoheni, ndërsa jepni mësime për materiale të caktuara. Filmat janë një lidhje e fuqishme vizuale për nxënësit. Ju keni investuar kohë për të parë filmin, ndaj shfrytëzojeni maksimalisht. Inkurajoni studentët të kujtojnë skena nga filmi dhe më pas t' i shfrytëzojnë në detyrat e shtëpisë.
5) Diskutoni rreth filmit pasi ai të mbarojë
Pasi filmi të mbarojë, krijoni një diskutim rreth tij. Zakonisht nxënësit janë më të lirshëm kur bëhet fjalë për të diskutuar rreth një filmi, sesa të flasin për mësimin, megjithëse tema mund të jetë e njejtë.
Ndaj, filmat nuk janë një humbje kohe, por janë një mënyrë humë e mirë për të prezantuar tema të cilat mund të jenë të vështira për t'u përthithur. Gjithçka varet nga mënyra si e servirni dhe si e shfrytëzoni.
(P.Shtini; Portali Shkollor)
Urimet më të bukura që mund t’i dërgoni njerëzve të dashur për ditëlindje
Urimet më të bukura që mund t’i dërgoni mësimdhënësve tuaj për festën e Vitit të Ri
Rregullat për të luajtur lojën me letra “UNO”