
Festojmë Ditën Botërore të Gjuhës Amtare me botimet Albas
Festojmë Ditën Botërore të Gjuhës Amtare me botimet ALBAS! Më 21 shkurt, ju sugjerojmë tituj që forcojnë gjuhën shqipe, nga “Abetarja Mbarëkombëtare”, paketat “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, deri te librat artistikë për fëmijë dhe studimet akademike. Klikoni për më shumë librarialbas.al
Më 21 shkurt, në Ditën Botërore të Gjuhës Amtare, ju sugjerojmë disa tituj nga botimet ALBAS që promovojnë dhe forcojnë gjuhën dhe kulturën shqiptare:
Abetare Mbarëkombëtare Albas
Përveç librit fizik të "Abetares mbarëkombëtare Albas", në kanalin YouTube të ALBAS mund të gjeni edhe disa video që janë pjesë e këtij teksti në formatin digjital. Këto video janë animime që i ndihmojnë fëmijët të argëtohen me historitë e katër personazheve simpatikë të librit: Vesa, Joni, roboti Roki dhe qeni Bubi. Njëkohësisht, ata do të mësojnë shkronjat, të lexojnë dhe të shkruajnë bukur gjuhën shqipe.
Linku i playlistës së videove: Kliko këtu
Paketa “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, niveli I dhe II
Botimi “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare” vjen si paketë, e cila përmban tekste si në formën e librit të shtypur, ashtu edhe në formën digjitale. E gjithë paketa është hartuar duke respektuar "Kurrikulën e mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në Diasporë e në Mërgatë". Ky botim është realizuar nga bashkëpunimi i dy shtëpive botuese, ALBAS dhe DUKAGJINI.
Paketa Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare 1: Kliko këtu
Paketa Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare 2: Kliko këtu
"Mësojmë gjuhën shqipe dhe kulturën shqiptare"- ALBAS në YouTube ofron një cikël videosh për mësimin e gjuhës shqipe në Diasporë. Këto video janë një ndihmë e vlefshme për të gjithë ata që duan të ruajnë dhe zhvillojnë aftësitë e tyre në gjuhën shqipe, qofshin mësues të gjuhës shqipe në Diasporë apo prindër, fëmijë, nxënës të shkollave shqipe etj.
Linku i ciklit të videove: Kliko këtu
Libra artistikë për fëmijë
ALBAS rekomandon gjithashtu libra artistikë për fëmijë, të cilët ndihmojnë në përvetësimin e gjuhës shqipe dhe njohjen e kulturës shqiptare. Një seri e veçantë është ajo e librave “Më quajnë...”, e cila përfshin tituj si: “Më quajnë Aleksandër Moisiu”, “Më quajnë Ismail Qemali”, “Më quajnë Tereza e Kalkutës”, “Më quajnë Ali Pashë Tepelena”, “Më quajnë Bekim Femiu”, “Më quajnë Dora d'Istria”, “Më quajnë Eqrem Çabej”, “Më quajnë Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, “Më quajnë Hasan Prishtina”, “Më quajnë Ibrahim Kodra”, “Më quajnë Mbretëreshë Teuta”, “Më quajnë Musine Kokalari”, “Më quajnë Tefta Tashko Koço”, “Më quajnë Vaçe Zela”, “Më quajnë Xhanfize Keko”, “Më quajnë Onufri” etj.
Këta tituj mund t’i gjeni këtu: Kliko këtu
Rekomandime për të rriturit
Për të gjithë ata që janë të interesuar për gjuhën shqipe nga një perspektivë më akademike, ALBAS rekomandon këto tituj:
- “Shqipja qysh u është dukur?” nga Xhevat Lloshi - Kliko këtu
- “Stilistika e gjuhës shqipe dhe pragmatika” nga Xhevat Lloshi - Kliko këtu
- “Leksikografi” (në proces botimi) nga Xhevat Lloshi
Në këtë Ditë Botërore të Gjuhës Amtare, le të festojmë dhe të mbështesim gjuhën dhe kulturën shqipe me këto botime të vlefshme nga ALBAS!
© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare 2025: Festimi i diversitetit gjuhësor dhe kulturor
Përmbledhje e “Ferri”-t të Dante Aligerit nga Drita Topjana
Mjedisi, një thesar i çmuar që duhet ruajtur