Mësojmë duke luajtur

“Emrat ABC” dhe “Fabrika e thashethemeve”!

Më poshtë ju mund të lexoni disa lojëra zbavitëse, mjetet e domosdoshme për secilën lojë dhe mënyrën se si mund të praktikohen. Luaj dhe mëso.

Loja: “Emrat ABC”

Çfarë ju duhet: hapësirë, vend për secilin për t’u ulur, 10-36 persona.

Si të luani

Të gjithë ulen në rreth dhe tregojnë me radhë mbiemrin e tyre. Pas kësaj grupi ka detyrën që të vendoset në rreth sipas alfabetit. Pra ato do të bazohen në mbiemrin e secilit dhe do marrin shkronjën e parë të secilit dhe do të vendosen në radhë. Rezultati do të verifikohet nga një tjetër duke thënë mbiemrin e fundit. Në këtë mënyrë korrigjohen edhe gabimet e bëra gjatë rrugës deri sa të gjithë të renditen sipas rendit alfabetik.

Loja: “Fabrika e thashethemeve”

Çfarë ju duhet: hapësirë, një copë letre ose bllok shënimesh dhe një laps për secilin nga lojtarët, 10-30 persona.

Si të luani

Të gjithë duhet të mbajnë në duar një letër dhe një laps. Të gjithë shpërndahen në vendet e tyre dhe kanë për detyrë të pyesin për emrin dhe tre pyetje të ndryshme (për shembull, kafsha e preferuar, ngjyra, vendi që pëlqen më shumë për të udhëtuar dhe pëlqimet që ka). Rezultatet shkruhen në letër. Pas kësaj ai që bëri pyetjet duhet t’i ekzaminojë përgjigjet e marra. Pastaj të dy shkojnë së bashku tek lojtari tjetër dhe paraqesin personin të cilin pyeten më parë. Më pas shkëmbejnë listën që kanë mbajtur shënim dhe kërkojnë dikë tjetër për të vazhduar lojën nga fillimi me pyetje. Do ju duhet pak kohë. Në fund të gjithë ulen duke formuar një rreth dhe secili prezanton një person që ka në listë.


(Portali Shkollor)

2,037 Lexime
7 vjet më parë