TË SHPJEGOSH ME PASION

Efektiviteti i të shpjeguarit me pasion

Të bësh të gjithë klasën të të degjojë me endje është një nga sfidat më të mëdha të mësimdhënies. Por, duke krijuar një atmosferë entuziaste, nxënësit do shohin edhe përmasën "argëtuese" të të mësuarit.

Shumë mësues fillojnë të bëhen pjesë e sistemit të edukimit, sepse e duan këtë profesion. Ata nuk intrigohen vetëm nga lënda që japin, por mbi të gjitha tek koncepti i të edukuarit një brez. Kjo i bën ata të ndihen të plotësuar, kur ata flasin dhe punojnë për profesionin që duan.

Të tillë mësues edhe për studentët që nuk janë entuziastë, i krijojnë atmosferë pozitive në klasë. Këta mësues punojnë me shumë pasion dhe këtë ndjesi e përcjellin edhe tek nxënësit e tyre.


Lind pyetja, sa arrin të përcillet pasioni edhe tek nxënësit?


1-Të shpjeguarit me pasion, i bën edhe nxënësit të motivuar për të dëgjuar mësimin.


2- Duket se është shumë e mërzitshme të degjosh mësuesin, kur vetë ky i fundit nuk shfaq ndonjë interes të veçantë për temën.


3-Në anën e kundërt, është shumë inspiruese të dëgjosh dikë, i cili flet gjithë kënaqësi mbi një çështje. Nëse e do diçka, e reflekton atë.


4-Rregullisht hidhni pasion kur flisni mbi një temë të caktuar. Shfaqeni tek nxënësi juaj. Jini një shembull për të. Nëse po mendoni për diçka, për një projekt dhe gjeni diçka interesante në lidhje me të, mos hezitoni t'ia tregoni nxënësit tuaj. Jo domosdoshmërisht të gjitha temat që flisni me to, duhet të kenë të bëjnë me mësimin. Ndani eksperienca të përbashkëta, aktivitete, pasione. Flisni për hobet e tyre. Në këtë mënyrë do e keni nxënësin tuaj më afër vetes dhe do e njihni më mirë atë. Ata duhet ta dinë se mësuesi i tyre interesohet për ta edhe përtej mësimit.


5- Duhet të lejoni që njohuritë e tyre nxënësit t'i demostrojnë përtej një testi. Bota ështe e bukur se është e ndryshme. Jepini mundësinë nxënësve tuaj t'i shprehin në mënyra të ndryshme teoritë që mësojnë nga ju e nga librat.


6- Nxënësve nuk i pëlqen kur mësuesi i tyre është shumë akademik, është më shumë serioz nga çduhet. Në mënyrë të vazhdueshm, duhet t'i bëni me dije nxënësit se të shkuarit në shkollë është një nga kohërat më të bukura të jetës së tyre. Ata duhet të tregojnë dëshirë, pasion, dhe këto elemente fitohen vetëm kur arrihen të transmetohen nga mësuesi. Shkolla duhet parë edhe si vendi ku mund të argëtohesh.


7-Çdo nxënës duhet përgëzuar kur realizon një arritje.


Të bësh të gjithë klasën të të degjojë me endje është një nga sfidat më të mëdha të mësimdhënies. Por, duke krijuar një atmosferë entuziaste, nxënësit do shohin edhe përmasën "argëtuese" të të mësuarit.


(Portali Shkollor)

2,269 Lexime
6 vjet më parë