Dy hëna të Saturnit me oqeane?
“Është sfidë e breza të ardhshëm që të studiojnë, pse jo edhe të dërgojnë misione në sipërfaqen e këtyre dy hënave të Saturnit për të verifikuar teorinë tonë, por edhe për të vërtetuar nëse uji në këta dy satelitë prodhon jetë”
Kur u nis nga Toka, misioni i sondës Cassini ishte dërgimi i sa më shumë të dhënave për planetët e largët të sistemit tonë diellor.
E në trajektoren e Cassinit ishte edhe Saturni dhe hënat e tij. Sonda nisi të dërgojë të dhënat e marra prej planetit dhe satelitëve të tij natyrorë dhe ato që tërhoqën më shumë vëmendjen e shkencëtarëve ishin pikërisht dukuritë e vërejtura nga këto të fundit.
Sipas tyre, në momentin e kalimit tek Enceladus, njëra prej hënave të Saturnit, u vërejt një luhatje graviteti, që studiuesit e “Royal Observatory” në Bruksel e justifikojnë vetëm me praninë e ujit.
Ata thonë se nën korracën akullnajore të Enceladus ndodhet një oqean me ujë. E njëjta luhatje graviteti u ndje edhe në momentin kur sonda kaloi pranë hënës tjetër, Dione me ndryshimin e vetëm që ishte më e zbehtë se ajo e Enceladus.
Kjo, sipas shkencëtarëve, sugjeron se edhe nën korracën akullnajore të Dione gjendet një oqean me ujë me ndryshimin e vetëm nga Enceladus, që ndodhet shumë më thellë.
Shkencëtarët besojnë se korraca e akullt e Dione kap një trashësi prej 100 kilometrash.
“Është sfidë e breza të ardhshëm që të studiojnë, pse jo edhe të dërgojnë misione në sipërfaqen e këtyre dy hënave të Saturnit për të verifikuar teorinë tonë, por edhe për të vërtetuar nëse uji në këta dy satelitë prodhon jetë”, thonë shkencëtarët.
Gjuha shqipe, ndër tre gjuhët më të vjetra në botë
Zbulohet numri më i madh i rëndomtë!
Mësimet e jetës sipas një mësuesi!