Dikur ishte polic... sot aktor filmash në Milano, Itali

Në një bisedë me aktorin nga Tropoja, Sokol Pepkolaj, thotë se ka udhëtuar kohët e fundit nëpër Europë, Gjermani, Zvicër, Francë dhe po kordinojmë punën për fillimin e xhirimeve të një seriali kunder korrupsionit dhe bankave europiane

Në një bisedë me aktorin nga Tropoja, Sokol Pepkolaj, thotë se ka udhëtuar kohët e fundit nëpër Europë, Gjermani, Zvicër, Francë dhe po kordinojmë punën për fillimin e xhirimeve të një seriali kunder korrupsionit dhe bankave europiane. Shpresojmë citon Sokol Pepkolaj, se së shpejti do dalin në kinema internacionale.

“Kam kontaktuar Kenan Gurgurovcin, regjizor nga Gjilani, Kosovë për një rol si inspektor i shërbimit sekret dhe unë e pranova, sepse ishte rol shumë i përshtashëm për mua dhe më pëlqen. Në këtë film marrin pjesë edhe disa aktorë të tjerë shqiptarë dhe turq, si Enver Petrovci, Kenan Gurgurovci, regjizor dhe aktor, Nazmi Berisha, producent dhe aktor i filmit, Nazmi Guçmen dhe Halil Ibrahim Kalaycioglu. Filmi titullohet “Istanbul connection””, shprehet Pepkolaj.

Djaloshi nga Tropoja ka qënë pjesë e projektit “Due bravi ragazzi”, film që fitoi vendin e parë në festivalin e filmit në Milano. Në filmin me titull “The one” Sokol Pepkolaj interpreton në një rol episodik. “Jam takuar me aktoren Cruz, e ajo do të luajë rolin e gruas së gjeneralit”, thotë Sokoli.

Tashmë jo vetëm në vendlindje, në fshatin Rajë (Breg- Lumi) të krahinës së Nikaj Merturit, por kudo në Tropojë diskutohet për Sokolin, madje edhe në shkollën e mesme të përgjithshme “Oso Dauti” Llugaj, ku ai ka mbaruar 4 vitet e gjimnazit.

Sokol Martin Pepkolaj para disa vitesh u largua klandestin nga Tropoja në drejtim të Italisë. Prindërit e tij banojnë në Sauk, kanë ndërtuar shtëpi dhe jetojnë me djersën e ballit.
Në vendlindje, ku u lind, ka mbaruar shkollën e mesme të përgjithshme, e duke u detyruar nga gjendja e rëndë ekonomike, emigroi në Itali, duke u vendosur në Milano. Sokol Pepkolaj kishte provuar edhe herë të tjera shijen e hidhur të emigrantit, kryesisht në Greqi, por në Milano i ngazëlleu fati këtij djaloshi të talentuar.

Para disa vitesh i është ofruar një vend pune si figurant filmash. “Më vonë, duke zbuluar talentin dhe paraqitjen time (kam punuar polic), jam angazhuar në sfilata mode për “Coconuda” dhe firma të tjera italiane. Gjatë kësaj periudhe kam ndjekur kurse të ndryshme për role në filma aksion”, rrëfen Sokol Pepkolaj.

Gjithashtu djaloshi nga Tropoja ka qënë pjesë e projektit “Due bravi ragazzi”,film që fitoi vendin e parë në festivalin e filmit në Milano. Ai interpreton edhe në filmin me titull “The one”.

“Jam takuar me aktoren Cruz, më ka përgëzuar kur kam luajtur si partner me të. Ajo ka luajtur rolin e gruas së gjeneralit. Me aktoren hollivudiane kam luajtur edhe në disa filma, tashmë të pëlqyer nga publiku i gjerë”, përmbyll rrëfimin e tij aktori.

2,216 Lexime
8 vjet më parë