Dhjetë të drejtat universale të lexuesit
Këto dhjetë të drejta mund të përmblidhen në një detyrë të vetme: Asnjëherë mos u tallni me ata që nuk mund lexojnë, nëse doni që të lexojnë një ditë!- artikull nga Sofie Xhoxhi.
Në një nga institucionet ku realizoja praktikat e mia profesionale, në atelienë e leximit në mur ishin afishuar “10 të Drejtat Universale të lexuesit”. U afrova, i lexova dhe u mrekullova.
Është shkrimtari Daniel Pennac i cili në një nga romanet e tij i përshkruan shkëlqyeshëm këto të drejta të patjetërsueshme të lexuesit. Secili prej nesh ka të drejtën t’i lexojë, të mendojë, e nëse është dakord t’i afishojë kudo qoftë, shkollë, klasë, shtëpi...
Dhjetë të drejtat universale të lexuesit janë:
1. E drejta për të mos lexuar
-sepse sot nuk kemi dëshire
-sepse kemi për të bërë dicka tjetër
-sepse dielli na fton për një shëtitje
-sepse miqtë tanë ose familja jonë na presin
-sepse nuk dimë cfarë të lexojmë
-sepse është liria jonë të mos lexojmë fare dhe/ose të mos lexojmë gjithë kohën!
2. E drejta për të kapërcyer disa faqe
-sepse ne duam të dimë vazhdimin ose përfundimin menjëherë
-sepse është shumë i gjatë, nuk na pëlqejnë përshkrimet
-sepse nuk janë të nevojshme të gjitha fjalët e të gjitha faqet
3. E drejta për të mos e mbaruar një libër
-sepse tani nuk na pëlqen, e lëmë mënjanë për ta rimarë më vonë, pas një muaji, një viti…
-sepse të gjithë flasin për të, nuk ka më interes
-sepse tani nuk është momenti i duhur
4. E drejta për të rilexuar
-t’i rikthehesh librit të lexuar
-të lexosh të njëjtin libër disa herë
-të rilexosh shumë herë të njëjtën histori që ke lexuar në fëmijërinë tënde
“Ҫfarë kënaqësie t’u rikthehesh ndjenjave,heronjve, stilit të shkrimit, fjalëve, është libri që kam dashur kaq shumë”
5. E drejta për të lexuar ҫfarëdo qoftë
-lexoj sipas humorit qe kam dhe vendit ku ja (lexoj një reviste kur jam parukeri, broshurë në një institucion, një reklamë…)
6. E drejta për bovarizëm
-të perfshihesh nga imagjinata duke udhëtuar në një botë paralele
-të qeshësh ose të qash si heronjtë e preferuar
7. E drejta për të lexuar kudo qoftë
-është liria të lexosh gjithandej,
-aty ku ndihesh mire
8. E drejta për të qëmtuar nëpër libra, e drejta për të ZGJEDHUR
-për të filluar një libër nga fundi
-për të lexuar shumë libra në të njëjtën kohë
-të shfletosh nga një libër në tjetrin
9. E drejta për të lexuar me zë të lartë
-për ta ndarë me të tjerët ose me veten
-të pretendosh të bëhesh aktor për një natë
-të pretendosh se ke një audiencë imagjinare
-për të harruar heshtjen e shtëpisë
10. E drejta për të heshtur
-sepse ne duam të ruajmë përshtypjet tona për veten
-sepse nuk mund të gjejmë fjalë për të thënë
-sepse nuk ka gjithmonë fjalë për të thënë
Këto dhjetë të drejta mund të përmblidhen në një detyrë të vetme: Asnjëherë mos u tallni me ata që nuk mund lexojnë, nëse doni që të lexojnë një ditë!
Nga Sofie Xhoxhi
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Shënohet 22 nëntori, dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Urimet dhe mesazhet e gjuhëtarëve dhe të njohësve të gjuhës shqipe për Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare
Pse duhet të lexosh? Këto 100 thënie për leximin janë për ty...