Familje

Dashuria e prindit, lumturia e fëmijës

Shkenca mbështet idenë se ngrohtësia dhe dashuria që i shprehin prindërit fëmijës rezulton në mirëqenie afatgjatë për të. Vetëbesimi i lartë, performanca e mirë në shkollë, komunikimi i mirë prind-fëmijë, reduktimi i problemeve psikologjike...

Si prindër jemi shumë të zënë me punët e përditshme, shqetësimet nga gjithçka që ne bëjmë nuk janë të pakta, por ajo që ne mund të bëjmë është të ndalojmë hapin dhe të përqafojmë fort fëmijët tanë.


Shkenca mbështet idenë se ngrohtësia dhe dashuria që i shprehin prindërit fëmijës rezulton në mirëqenie afatgjatë për të. Vetëbesimi i lartë, performanca e mirë në shkollë, komunikimi i mirë prind-fëmijë, reduktimi i problemeve psikologjike dhe të sjelljes janë të lidhura pikërisht me marrjen e kësaj dashurie.


Studiuesit e Duke University Medical School, në studimin e vitit 2010 zbuluan se foshnjet me nëna të vëmendshme dhe të dashura, rriteshin më të lumtura. Studiuesit e këtij studimi nxorën konkluzionin se hormoni oksitocinë ishte përgjegjës në këto situata. Oksitocina është një hormon që çlirohet në trurin e njeriut gjatë momenteve kur ai ndjen dashuri dhe përkujdes. Studime të tjera të viteve 2013 dhe 2015 kanë verifikuar të njëjtat rezultate.


Studiuesit zbuluan se kontakti lëkurë me lëkurë midis foshnjës dhe nënës ndihmon qetësimin e fëmijës, ndihmon gjumin dhe redukton ankthin. Atëherë si të krijoni një ambient më të paqtë në shtëpinë tuaj?


1. Nga dita e parë që foshnja hyn në familje, mbajeni në krahë, përkëdheleni dhe përkundeni. 

2. Pasi rritet pak, luani me të.

3. Kujtohuni ta përqafoni fëmijën tuaj çdo ditë.

4. Disiplinoni fëmijën pa e kushtëzuar me dashurinë tuaj.


Gjithsesi, jini të kujdesshëm të mos e teproni me përkëdheljet. Respektoni hapësirën e tyre personale dhe jini të vetëdijshëm që kjo ndryshon ndërsa ata rriten.


Marrëdhënia me fëmijën është forca dhe dobësia e çdo prindi. Fëmijët bëhen qendra e jetës sonë ende pa ardhur në jetë, që në momentin e ngjizjes fëmija merr vëmendjen tuaj dhe ju keni vetëm një objektiv: Lumturinë e tij/saj. 


(A. Hoxhaj; Portali Shkollor)

10,566 Lexime
6 vjet më parë