Çfarë i shkakton trupit tonë i ftohti?
Në prani të lagështirës dhe erës, sipas revistës “New scientist”, njeriu mund të kalojë në hipotermi edhe kur termometri mjedisor shkon në 20 gradë Celcius. Një ulje e temperaturës së brendshme të trupit me dy gradë ndryshon ritmin e zemrës.
Varet nga mosha dhe nga gjendja shëndetësore se sa mund të durohet i ftohti. Temperatura e trupit në gjendje normale është 37 gradë dhe mjafton pak për ta çuar në rënie. Në prani të lagështirës dhe erës, sipas revistës “New scientist”, njeriu mund të kalojë në hipotermi edhe kur termometri mjedisor shkon në 20 gradë Celcius. Një ulje e temperaturës së brendshme të trupit me vetëm dy gradë, është e mjaftueshme për të ndryshuar ritmin e zemrës. Përgjithësisht vdekja e trupit ndodh në 24 gradë, edhe pse ka raste të jashtëzakonshme të njerëzve të cilët kanë mbijetuar me një temperaturë shumë më të ulët.
Nëse temperatura e trupit bie shumë, ekziston rreziku nga ngrirja. Të ftohtët shkakton ngushtimin e enëve të gjakut, duke rritur shanset e një sulmi në zemër. Prandaj aktiviteti fizik intensiv në natyrë nuk është i këshillueshëm. Lëkura ka tendencë të thahet dhe mund të jetë dëmtuar.
Temperatura e trupit të njeriut është një rajon i trurit i quajtur hipotalamus. Për të mbrojtur organet vitale si: zemrën dhe mushkëritë, qarkullimi i gjakut drejtohet në pjesën qendrore të trupit, duke penalizuar furnizimin e tij, i cili bëhet më i ftohtë dhe i pafuqishëm. Gjaku i drejtohet në mënyrë preferenciale edhe veshkave, kjo mund të shkaktojë edhe ndjesinë e shpeshtë për të urinuar. Dridhja e shkaktuar nga ethet, si akti i rrahjes së dhëmbëve, shërben për të prodhuar ngrohje përmes aktivitetit muskulor.
Sipas një studimi, ndjenja e ftohtë mund të vijë nga vetmia, por në këtë rast këshillohet një dush i ngrohtë që mund të na bëjnë të ndihemi më pak të vetmuar. Një tjetër hulumtim, tregon se në temperatura të ulëta, njerëzit janë në një gjendje shpirtërore jo të mirë, edhe pse i nxehti krijon më shumë vështirësi se i ftohti për funksionimin e trurit.
Detyrë klase: Dhoma ime
Vjersha për fëmijët e arsimit fillor
“Manushaqja”, tregim nga Iriana Papamihali