Botimet Albas i gjeni te “LibrAria”, Liqeni Artificial
Botimet për fëmijë të Shtëpisë Botuese Albas i gjeni në natyrë dhe ju të dashur prindër pasditeve tuaja tek Liqeni Artificial me fëmijët mund t’i kaloni këndshëm dhe pa përdorur telefonat.
“Ku ka libra dhe pemë, ka dashuri” kjo është motoja eLibrArisë më të re të hapur në kryeqytet nga shoqëria civile ku ju mund tëgjeni libra për fëmijë nga Shtëpia Botuese Albas.
Të dashur prindër, shëtitjet tuaja te Liqeni artificial bashkë me fëmijët do të jenë më të këndshme pasi ju do të keni mundësi të lexoni një libër në natyrë. Botimet për fëmijë janë në ambientet më të reja kushtuar fëmijëve të apasionuar pas leximit.
Jo vetëm përralla, por edhe libra zanorë, nga të cilët fëmijët mund të dëgjojnë tingujt magjik të personazheve të përrallës së tyre të preferuar. Pjesët e trupit, bota e kafshëve, alfabeti... të gjitha “flasin” për ju të dashur fëmijë.
Për fëmijët që ende kanë frikë të shkojnë te mjeku dhe të vizitohen sugjerojmë librin zanor “Mos ki frikë, nuk ke grip”. Duke shfletuar faqet e këtij libri fëmijët do të njihen me doktorin më të dashur për ta dhe do ta ndihmojnë atë të vizitojë pacientët e tij.
Është menduar si një hapësirë publike, falas, ku njerëzit mund të shkojnë, të bëjnë ç’të duan, muzikë, art, mund të lexojnë librat, mund t’i shfletojnë. Synimi është afrimi i fëmijëve me librat dhe natyrën dhe shkëputja nga qëndrimi për një kohë të gjatë para kompjuterëve duke luajtur lojëra elektronike.
Në këtë hapësirë ju mund të gjeni disa tituj për fëmijë, libra zanorë, libra me përralla, klasikët për fëmijë, “Stiliste mode” etj.
(Portali Shkollor)
Detyrë klase: Dhoma ime
Vjersha për fëmijët e arsimit fillor
“Manushaqja”, tregim nga Iriana Papamihali