Borë në Tiranë!
Rënia e borës mbrëmë në Tiranë krijoi atmosferë gëzimi dhe hareje, rrugët ishin të mbushura me njerëz tek luanin me njëri-tjetrin me topat e vegjël të dëborës që arrinin të bashkonin.
Borë në Tiranë. Kaq mjaftoi që të gjithë kryeqytetasit të gëzon dhe të shijonin çaste në borë duke luajtur me topa bore, duke u fotografuar, duke ndërtuar burrë bore... çaste magjike për të gjithë e kryesisht për fëmijët.
Pavarësisht vështirësive që solli mbrëmë dhe sot në qarkullim rënia e dëborës në fakt kurrë më parë nuk e kemi parë Tiranën të duket kaq bukur.
Përveç çasteve të bukura kjo periudhë me temperatura të ulëta ka qenë e vështirë për shkak të ngrirjes së tubave të ujit, defekte në rrjetin energjetik... Sipas sinoptikanëve duke filluar që nga e premtja do të riaktivizohen masa të paqëndrueshme atlantike të cilat do të sjellin reshje shiu në ultësirën perëndimore.
Në zonat malore, fundjava do të sjellë reshjet e borës, por më e mira e gjithë kësaj është se duke filluar që nga e premtja do të rriten temperaturat deri në 13 gradë në bregdet.
Detyrë klase: Dhoma ime
Vjersha për fëmijët e arsimit fillor
“Manushaqja”, tregim nga Iriana Papamihali