
Atmosferë festash, Kumbaro në Gjirokastër
Ministrja Kumbaro udhëtoi drejt Gjirokastrës për t’u dhënë pak ngrohtësi dhe dashuri fëmijëve. Jo vetëm prania e ministres, por edhe dhuratat që kishte përzgjedhur bënë që fëmijët të kalonin një ditë ndryshe.
Në prag të festave të fundivitit Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro vizitoi Qendrën e fëmijëve pa prindër në Gjirokastër. Të gjithë fëmijët kanë nevojë për dashuri dhe vëmendje, mungesa e prindërve bëhet akoma më e ndjeshme në periudhën e festave.
Ministrja Kumbaro udhëtoi drejt Gjirokastrës për t’u dhënë pak ngrohtësi dhe dashuri këtyre fëmijëve. Jo vetëm prania e ministres por edhe dhuratat që kishte përzgjedhur bënë që fëmijët të kalonin një ditë ndryshe.

Pjesë e dhuratave të përzgjedhura ishin edhe libra për fëmijë nga Shtëpia Botuese Albas, si: “Më quajnë Musine Kokalari”, “Më quajnë Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, “Udhëtim në botën e pikturës shqiptare” etj.
Çdo individ duhet të ndajë pjesë të kohës së tij me ata që e kanë jetën më të vështirë, për të dhënë më shumë dashuri dhe përkushtim.
Ministrja Kumbaro falenderoi edukatoret e qendres së trajtimit të fëmijëve autikë dhe drejtoreshën, për profesionalizmin, pasionin dhe përkushtimin me të cilin i trajtojnë fëmijët dhe mbështesin prindërit.
Dhuroni dashuri, bëjini këto festa të ngrohta dhe të magjishme!
(Portali Shkollor)
Pse duhet të lexosh? Këto 100 thënie për leximin janë për ty...
23 prilli, Dita Botërore e Librit
Historike/ Gjuha shqipe futet në arsimin publik në New York