konkursi

"Asgjë në këmbim"

Vargjet në vijim, janë shkruar nga Esmeralda Sina, e cila konkurron me këtë poezi në konkursin për poezinë më të mirë të dashurisë që zhvillohet në kuadër të 14 shkurtit, ditës së dashurisë.

Asgjë në këmbim

Më mësove se si të buzëqesh 

Pa asgjë në këmbim.

Me atë flas shumë fjalë me kuptim 

Në zë këtë e mendoja

Shumë alternativa kisha 

Gjithmonë ty të zgjodha.

Kur zgjohem në mëngjes 

Emri yt i pari më vjen në mend.

Mezi pres të të shoh ty,

Të shoh ata dy sy.

E di, që për dreq edhe mua më lexohet në sy,

Të dua e të kem pranë gjithmonë ty. 


(Esmeralda Sina, Portali Shkollor)

1,940 Lexime
6 vjet më parë