Artistët nga Kosova e Shqipëria çelin ekspozitë në MHK
Në ekspozitë shpaloset arti figurativ i mësuesve të shkollës së Artit Aplikativ "Odhise Paskali” Pejë dhe atyre të Liceut Artistik "Jordan Misja" Tiranë. Piktorë dhe pedagogë kanë prezantuar për publikun punët më të mira.
Bashkëpunimi i dy shkollave një në Kosovë e një në Shqipëri ka bërë të mundur hapjen e një ekspozite në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar.
Në ekspozitë shpaloset arti figurativ i mësuesve të shkollës së Artit Aplikativ "Odhise Paskali” Pejë dhe atyre të Liceut Artistik "Jordan Misja" Tiranë. Piktorë dhe pedagogë kanë prezantuar për publikun punët më të mira.
Zanafilla e këtij bashkëpunimi i ka rrënjët në muajin dhjetor kur u zhvillua një vizitë në Pejë në shkollën "Odhise Paskali".
Në Muzeun Historik Kombëtar janë prezantuar piktura të zhanreve dhe gjinive të ndryshme të artit figurativ si: portrete, kompozim peizazh, natyrë e qetë, në teknika të ndryshme si pikturë vaji, akrilik, grafikë dhe gjithashtu në skulpturë në materiale të ndryshme dhe teknika të ndryshme si gdhendje në gur, hekur, qeramikë, etj.
Në ekspozitën në Muzeut Historik Kombëtarë marrin pjesë 26 artistë nga 13 për secilën shkollë. Secili artist prezanton dy punime të tij. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më datën 10 prill.
Sot, ditëlindja e Bajram Karabollit, mjeshtrit që risolli “Don Kishotin” në shqip
Shënohet 22 nëntori, dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
“Litar të kambanës” nga Myrto Hysaj